Personazhe

Pesë mitet e gabuara rreth Majkëll Xheksonit

Nga Steve Knopper

Ne mund të mos kemi kurrë dëshmi, që këngëtari i famshëm Majkëll Xhekson të ketë abuzuar seksualisht me Ueid Robson dhe Xhejms Sejfçak, në fermën “Neverland”, kur ata ishin adoleshentë, siç pohojnë që të dy me bindje në dokumentarin e ri të HBO-së “Arratia nga Neverland”.

Por kjo çështje flet për jetën personale sekrete të Xheksonit, për  të cilën ai la qëllimisht shumë nga zgjedhjet e tij të pashpjegueshme për publikun, duke bërë që miliona fansa të tij të mendojnë, spekulojnë, dhe përhapin thashetheme dhe mite. Ja cilat janë 5 mitet më të zakonshme rreth tij.

Miti nr.1: Babai i Majkëllit, abuzoi seksualisht me të kur ishte fëmijë

Xhekson është akuzuar në mënyrë të përsëritur, për sjellje të keqe seksuale me fëmijët. Ai arriti një marrëveshje me një djalë, për një shumë prej 20-25 milionë dollarë në fillim të viteve 1990, u shpall i pafajshëm në një gjyq në vitin 2005, nga akuzat se kishte abuzuar me një djalë tjetër, dhe tani është subjekt i dokumentarit “Arrati nga Neverland”.

A ishte e mundur, që ai të ishte duke përsëritur një cikël të ri abuzimesh? Biografia J.Rendi Taraborreli, shkruan në bestsellerin e saj të vitit 1991: “Majkëll Xhekson,magji dhe çmenduri”, për zërat mbi abuzimin seksual të patriarkut të familjes Zhozef  Xhekson ndaj të birit, “qarkullonin prej vitesh në industrinë e muzikës”.

Po atë vit, motra e Mjkëllit, La Toja Xhekson shkroi një libër me kujtime “Si është të rritesh në familjen Xhekson”, ku akuzon të atin për abuzim seksual me të, dhe motrën Rebbi. Por më vonë, ajo i hodhi poshtë këto pretendime, dhe askush në familjen Xhekson, nuk konfirmoi asnjë nga këto thashetheme.

Mbreti i Popit, e pranonte hapur dhunën fizike që kishte për nga i ati. Ai qau para cameras, gjatë një interviste të vitit 1993 me Oprah Uifri, teksa akuzoi babanë e tij për abuzim fizik. (Zhozef Xhekson e kujtoi kështu atë epidos:”Unë e kam rrahur atë me një çelës dhe një rrip, nuk e kam rrahur kurrë me ndonjë shkop bejsbolli). Majkëlli pati shumë herë mundësinë ta fajësonte të atin për abuzim seksual, por nuk e bëri kurrë këtë. Dhe nuk ka dëshmi të njohura, për ta mbështetur këtë pretendim.

Miti nr.2: Majkëll Xheksoni, ishte homoseksual ose aseksual

Këngëtari këmbëngulte, se nuk ishte homoseksual, por disa gazetarë dhe biografë sugjerojnë se ai nuk ishte shumë i sinqertë. Ian Halperin, autor i librit të vitit 2009 “I demaskuar:Vitet e fundit të Majkëll Xhekson”, pretendon se Xhekson ishte homoseksual. Taraboreli sugjeron se ai kishte një mik mashkull romantik, dhe Randall Sallivan, autor i “I paprekshmi:Jeta e çuditshme dhe vdekja tragjike e Majkëll Xhekson” e vitit 2012, e quan atë “preseksual”. Sallivan pretendon, pa ndonjë dëshmi reale, se këngëtari ishte një “i virgjër 50 vjeçar”, në momentin kur ndërroi jetë.

Problemi me teori të tilla është se, gratë që ishin në gjendje ta dinin të vërtëtë, i kundërshtuan ato. Ish gruaja e Xhekson, Liza Mari Presli, tha se jeta seksuale e çiftit ishte “shumë e nxehtë”. Po ashtu edhe gratë e tjera, kanë treguar marrëdhëniet romantike me të, duke përfshirë Ola Rej, ylli i videklipit “Thriller”.

Miti nr.3: Majkëll Xhekson, donte të ishte i bardhë

Në vitin 1987, pasi albumi “Thriller” e bëri Xheksonin yllin më të madh të muzikës në botë, ai nxorri më pas albumin “Bad”, me disa hite në paradë-listat muzikore. Por lëkura e tij dukej më e bardhë, se sa në videoklipin “Thriller”. Shumë fansa suopozojnë se Xheksoni, që ishte bërë yll përmes studios “Motoën Records” në fillim të viteve ’70, synonte te kishte sukses edhe tek audienca e bardhë.

Greg Tejt, një kritik afro-amerikan, e quajti Xheksonin “një tjetër zezak që ishte çmendur, për shkak se pasqyra e tij, i thotë se fytyra nuk përputhet me idealin nordik”. Stiven Shaviro, një shkrimtar i bardhë  mendon se “në një shoqëri supremaciste të bardhë, ai donte të bëhej i bardhë”.

Por Xhekson këmbëngulte për të kundërtën, dhe nuk ka pasur kurrë prova për ta kundërshtuar këtë. Ai i tha Uinfrit në intervistën e 1993-it, se e zbardhi lëkurën me anë të kremrave, për shkak të vitiligos, një sëmundje që i shkaktoi njolla të shumta në fytyë, dhe kjo u verifikua edhe nga autopsia pas vdekjes së tij në qershorin e vitit 2009. Xhekson shtoi:”Unë jam një amerikan me ngjyrë, jam krenar për këtë dhe racën time”.

Miti nr.4: Majkëll Xhekson, nuk shpiku kërcimin e famshëm “moonwalk”

Xhekson performoi me këtë lloj kërcënimi, gjatë interpretimit të hitit të tij “Billie Jean” në vitin 1983. A ishte ajo lëvizje, akti I një artisti gjenial? Motra e Majkëllit, La Toja, tha në vitin 2004 se këtë lëvizje ia mësoi nga një kërcimtar profesionist, me emrin Xhefri.

Ajo i referohej në fakt Xhefri Daniel, Kasper Kendidejt dhe Kullej Xhekson, të cilët e kishin shfaqur gjatë një kërcënimi të quajtur boogaloo. Më vonë, Xhekson u ankua se Mbreti i Popit ia vodhi autoresinë e asaj lëvizje.

Në fakt, në librin me kujtime të vitit 1988 “Moonwalk”, Jackson përmend “3 djem”, që i mësuan atij bazat e kërcënimit në rrugë. Por Xhekson pati një vizion krejtësisht të ri për këtë lëvizje:”Unë eci para-mbrapa në të njëjtën kohë, si të ecja mbi Hënë”-shkroi ai.

Miti nr.5: Majkëll Xhekson, vdiq pa hundën e tij

Pas vdekjes së Xheksonit, një artikull në “Rolling Stone” shkruante:”Trupit i mungonte proteza, që e vendoste normalisht mbi majën e hundës së tij të dëmtuar”. Por një ekspert në Los Anxheles, Ed Uinter, tha se zërat mbi mungesën e hundës ishin “absolutisht të paverteta.

Shënim: Steve Knopper, një redaktor në revistën “Rolling Stone”, është autori librit “MJ: Gjenialiteti i Majkëll Xheksonit”.

“The Washington Post” – Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button