83 milionë
njerëz më shumë janë të gjallë këtë vit, se sa vitin që kaloi. Eshtë njësoj si të shtosh një vend të ri me përmasën e Gjermanisë
Si do të vazhdojë rritja e popullsisë së botës?
Do të jemi 11.2 miliardë deri në 2100, sipas skenarit më të mundshëm të OKB-së. Por ky është një parashikim, jo një gjë e sigurtë. Ka një shans që popullsia e botës mund të jetë deri në 16.6 miliardë deri në fund të shekullit. Ose ajo mund të jetë e ulët deri 7.3 miliardë – që është më pak njerëz se sa 7.5 miliardë që janë sot. Megjithatë, në të gjitha skenarët e OKB-së, popullsia do vazhdojë të rritet deri në vitin 2050.
42 vjeç
mosha mesatare e kujtdo që do jetë gjallë në vitin 2100, nga 24 që ishte në vitin 1950
Pse po rritet mosha mesatare?
Sepse ne jemi duke jetuar më gjatë dhe kemi më pak fëmijë. Në vitin 1950, shumë njerëz anembanë globit nuk mund të prisnin që të arrinin ditëlindjen e 50-të. Sot, jetëgjatësia mesatare globale është rreth 72 vjet dhe deri në 2100 është parashikuar të rritet në mbi 83 vjet. Jetë e gjatë do të thotë më shumë njerëz të moshuar, ndërkohë që normat më të ulëta të lindshmërisë do të thotë që më pak njerëz lindin për t’i zëvendësuar ato: e ashtuquajtura piramida e popullsisë po shndërrohet në një zgjua.
66 % e popullsisë së botës
do të jetojë në qytete deri në 2050 – pra afërsisht 6.3 miliardë njerëz.
Ku do të jetojmë?
Deri në vitin 2030, do të ketë 41 megaqytete, me më shumë se 10 milion njerëz. Dhe deri në vitin 2050, dy të tretat do të jetojnë në zonat urbane. Qytete shumë të dendura mund të na strehojnë të gjithë, në një sasi të vogël toke. Ata 6.3 miliardë banorë urbanë në një qytet me të njëjtën dendësi si Mumbai i sotëm, mund të futen në një zonë me madhësinë e Britanisë së Madhe. Por përhapi ata njerëz në një qytet me dendësinë e Atlantës së sotme, dhe gjurma e tokës zgjerohet në mënyrë dramatike, afërsisht sa madhësia e SHBA. Mbajtja e një kufiri për zgjerimin në periferi, mund të jetë një përparësi kyçe në megaqytetet e së ardhmes.
664% rritje
e konsumit të energjisë diellore, mes viteve 2010 dhe 2015
Nga do të vijë energjia e botës?
Sot pjesa më e madhe e energjisë që konsumon njerëzimi – 86% – vjen nga lëndët djegëse fosile. Burimet e ripërtërishme të energjisë përbëjnë rreth 10% të totalit, por kjo përqindje po rritet me shpejtësi. Konsumi i energjisë diellore globale ishte rreth 7.5 herë më i lartë në vitin 2015 sesa në 2010. Në një të ardhme të dominuar nga burimet e ripërtëritshme, vendet me shumë tokë, ku të vendosin turbinat me erë dhe panelet diellore mund të gjenden me një avantazh të rëndësishëm.
47% e vendeve të punës
në SHBA janë të rrezikuara nga automatizimi
Sa mundësi ka që puna ime të jetë e automatizuar në të ardhmen?
Pothuajse gjysma e vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara mund të bëhen së shpejti nga një robot ose kompjuter, sipas studiuesve të Universitetit të Oksfordit. Por disa vende pune kanë më shumë gjasa të jenë të automatizuara sesa të tjerët. Telemarketuesit, kontabilistët dhe shoferët e taksive mund ta gjejnë veten të zëvendësuar gjatë dekadës së ardhshme, ndërsa vendet e punës që kërkojnë kreativitet, shkathtësi manuale ose ndjeshmëri mund të vazhdojnë për shumë më gjatë. Tregjet e ardhshme të punës do të duhet të përshtaten me presionet e automatizimit. / BBC Future – Bota.al