Ndiqni zemrën apo mendjen? Kjo është pyetja që ne të gjithë bëjmë, herët a vonë. Kjo është një dilemë e vërtetë që sjell luftën e përjetshme në mes arsyes dhe ndjenjës në qendër të debatit. Romantikët dhe ata që shpesh ndjekin instinktet e tyre, sidomos në dashuri, do të gjejnë më shumë se një herë zemrën e thyer dhe ankohen se kanë ndjekur atë në vend të mendjes, që sigurisht do t’i kishte çuar në një drejtim tjetër. Por a është vërtet kështu?
Zemra, përveç pompimit të gjakut në të gjithë trupin, na bën të ndiejmë emocione dhe na bën të ndihemi të gjallë në kuptimin e vërtetë të fjalës. Megjithatë, shpesh është etiketuar si një “tradhtare”. Në fakt, zemra e di se si të na tregojë përgjigjet, por gjithashtu e di se si të na gënjejë, duke na turbulluar nga ndjenjat dhe ndjesitë që shpesh minojnë gjykimin e saj. Më mirë të filtrojmë në mendjen tonë atë që ndiejmë, për të marrë vendime më të mira?
Nëse pjesërisht kjo deklaratë është e drejtë, nga ana tjetër ka momente dhe situata në të cilat duhet të lëmë zemrën të lirë për të na çuar aty ku ajo vendos. Vendimet në të cilat instinkti dhe ndjenjat janë mënyra e drejtë për të na çuar drejt lumturisë, janë këto të pesta:
1 Kur të themi të dua – Nuk ka kohë të duhur, as person të përsosur apo vend të duhur. Nëse e ndjeni, nëse provoni diçka të fortë për personin tjetër, thjesht thuajeni. Nëse e bën atë me zemrën tënde, nuk do të pendohesh kurrë! Më mirë të mos kemi pendesa.
2 Kë të kemi mik – Miqtë zgjedhin njëri-tjetrin dhe ajo që e bën këtë është pothuajse gjithmonë zemra. Ndjenja që ka midis miqve (ose mikeve), ndjenjat që ndihet ndaj personit tjetër, nuk mund (dhe nuk duhet) të kalojnë përmes mendjes.
3 Kur dëshironi të bëheni nënë – Mëmësia është një temë shumë e ndjeshme për gratë, sidomos kur pyesni se në çfarë moshe është e drejtë të bëheni nënë. Në realitet gjithçka varet nga personi dhe, përsëri, zemra është vendim-marrësja e duhur. Nëse e dini që dëshironi të keni një fëmijë, jeni gati, gjithçka tjetër nuk ka rëndësi.
4 Kur ia vlen të luftoni për diçka – Zemra juaj e di mirë dhe nuk është e shqetësuar, nëse luftoni deri në fund për të arritur diçka, ia dilni apo jo, ju do të keni marrë vendimin e duhur.
5 Nëse duhet t’i besosh dikujt, apo jo – Shpesh besimi tek dikush mund të çojë në vuajtje të mëdha, por ata që nuk rrezikojnë, ata që nuk përpiqen dhe nuk duan pa rezervë, kurrë nuk kanë jetuar. Zemra e di dhe do të dijë të të pëshpëritë përgjigjen e duhur.