- Shtrëngojini si duhet duart me të tjerët.
- Shikojini njerëzit në sy.
- Këndoni në dush.
- Blini një sistem të madh stereo, për të dëgjuar muzikë.
- Në një përleshje, godisni të parët dhe godisni fort.
- Mbani sekrete.
- Mos u dorëzoni para asgjëje. Mrekullitë ndodhin çdo ditë.
- Pranojeni gjithmonë një dorë të shtrirë.
- Jini të guximshëm. Edhe nëse nuk je realisht, syno që të jesh. Askush nuk mund të të tregojë ndryshimin.
- Fishkëlleni.
- Shmangni shprehjet sarkastike.
- Zgjidhni me kujdes bashkëshortin/en e jetës suaj. Nga ky vendim, do të vijë 90 për qind e gjithë lumturisë dhe mjerimit tuaj.
- Bëjeni zakon të bëni gjëra të këndshme për njerëzit, që nuk do ta zbulojnë kurrë këtë.
- Dhuroni vetëm ato libra, që nuk do të shqetësoheshin t’i shihnit sërish.
- Mos e privoni asnjëherë dikë ndaj shpresës. Ajo mund të jetë gjithçka që ai ka.
- Kur luani lojëra me fëmijët, lërini ata të fitojnë.
- Jepu njerëzve një shans të dytë, por jo një të tretë.
- Jini romantikë.
- Bëhuni vetë personi më pozitiv dhe entuziast që njihni në këtë botë.
- Qetësohuni. Përveç çështjeve të rralla për jeta a vdekje, asgjë nuk është aq e rëndësishme sa duket në pamje të parë.
- Mos lejoni që telefoni t’iu ndërpresë momente të rëndësishme. Ai është atje për lehtësinë tonë, dhe jo për telefonuesit.
- Bëhuni një humbës i mirë.
- Jini një fitues i mirë.
- Mendoni dy here, para se t’i ngarkoni një miku një sekretin tuaj.
- Kur dikush ju përqafon, lëri të jenë të parët që largohen.
- Jini modestë. Shumë gjëra janë arritur para se të lindnit ju.
- Jini të thjeshtë.
- Kujdes nga personat, që nuk kanë asgjë për të humbur.
- Mos digjni ura. Ju do të habiteni, sa herë do t’iu duhet të kaloni të njëjtën lumë.
- Jetojeni jetën tuaj në një mënyrë të tillë, që në epitafin juaj të lexohet:Nuk pati asnjë keqardhje.
- Jini të guximshëm. Kur të ktheni kokën pas, do të pendoheni më shumë për gjërat që nuk keni bërë, sesa ato që keni bërë.
- Asnjëherë mos humbisni një mundësi, për t’i treguar dikujt se e doni atë.
- Mos harroni, se askush nuk ia del në këtë botë i vetëm. Kini një zemër mirënjohëse, dhe nxitoni të falënderoi atë që ju ka ndihmuar.
- Merrni përgjegjësi për sjelljen tuaj. Mos lejoni që dikush tjetër të zgjedhë për ju.
- Vizitoni miqtë dhe të afërmit kur janë të shtruar në spital; ju duhet të qëndroni atje vetëm pak minuta.
- Fillojeni çdo ditë, duke dëgjuar muzikën tuaj të preferuar.
- Herë pas here, kryeni ndonjë shëtitje piktoreske.
- Dërgoni shumë kartolina për Shën Valentin.
- Përgjigjuni telefonit me entuziazëm dhe energji në zërin tuaj.
- Mbani një bllok dhe laps pranë tryezës tuaj. Idetë miliona dollarëshe, vijnë ndonjëherë në orën 3 të mëngjesit
- Tregoni respekt për të gjithë ata që punojnë për të jetuar, pavarësisht se sa e parëndësishme mund të jetë puna e tyre.
- Dërgojini lule njeriut tuaj të zemrës. Mendoni më vonë për arsyen.
- Ndryshoni ditën e dikujt, duke ia paguar tarifën personit që ndodhet në makinë pas jush.
- Bëhuni hero i dikujt.
- Martohuni vetëm për dashuri.
- Numëron i bekimet e tua në ketë jetë.
- Komplimentoni ushqimin që po hani, kur jeni mysafir në shtëpinë e dikujt.
- Përshëndesni fëmijët në një autobus shkollor.
- Mos harroni që 80 për qind e suksesit në çdo punë, bazohet në aftësinë tuaj për t’u marrë me njerëzit.
- Mos prisni që jeta të jetë e drejtë. / bota.al
2 minutes read