Uncategorized

Pëso rritje numri i vdekjeve ditore nga koronavirusi në Spanjë

Numri i vdekjeve në Spanjë ka pësuar një shtim të lehtë gjatë 24 orëve të fundit, konkretisht 567, krahasuar me një ditë më parë ku u regjistruan 510. Si rezultat, numri i përgjithshëm i vdekjeve shkon në 18.056, dhe numrin e përgjithshëm të rasteve të regjistruara në 172.451.

Bizneset në sektorët e ndërtimit iu rikthyen ditën e djeshme punës, pas lehtësismit të masave parandaluese ndaj COVID 19. Megjithatë, nuk ka raportime për autobusë dhe trena të mbushur me njerëz. Autoritet e transportit thanë se kishte pasr rritje të trafikut të udhëtarëve, por më pak krahasuar me 24 mars, që përkon me javën e fundit normale për Spanjën.

Ndërkohë, ministria e shëndetësisë ka marrë nën kontroll të gjitha laboratorët dhe klinikat private për të përshpejtuar procesin e testimit dhe ka marrë masa për të shmangur çmimet abuzive të testeve.

Spanja regjistroi 48.712 vdekje në mars, numri më i lartë i humbjeve që nga viti 1975, viti i fundit i diktaturës./bota.al/

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button