“Peter ka mirëpritur në shtëpi dy fëmijë të moshës 4 dhe 10 vjeçare, derisa pas një viti, asistentët socialë, i thanë se ata mund të ktheheshin të jetonin me prindërit e tyre natyralë. Ishte tepër e vështirë për të që të ndahej prej dy fëmijëve. Një ditë pasi u nda prej tyre, asistenti i shtëpisë sociale i kërkoi të mbante një fëmijë 11 vjeç vetëm për fundjavën. Peter kishte nevojë për më tepër kohë, pasi ende nuk e kishte marrë veten nga trishtimi për dy fëmijët e mëparshëm. Ai nuk e besonte se kishte ende fuqi për t’u kujdesur për një tjetër fëmijë kaq herët. “Vetëm për këtë fundjavë”, përsëriti në telefon asistenti social dhe Peter pranoi me mëdyshje.
Me ardhjen e djalit të vogël, Anthonyt (kështu quhej fëmija 11 vjeçar), Peter nuk e pyeti se çfarë i kishte ndodhur. Donte të vetëmbrohej, duke mos u përfshirë më në historinë e fëmijës, pasi do të përfundonte i lënduar si me dy fëmijët e mëparshëm. Në fund të fundit, bëhej fjalë vetëm për një strehim të përkohshëm, vetëm sa për fundjavën.
Vjen dita e hënë dhe Peter e gjen Anthonyn ende në shtëpi, ndaj vendos ta pyesë se çfarë kishte ndodhur me të. Djali i tregon se kishte qenë i braktisur nga dy familje, familja biologjike dhe famija birësuese, e cila e kishte braktisur në një spital pas 6 vitesh birësimi, kur ai ishte 10 vjeç. “Nuk e dija se mund të bëhej një gjë e tillë. Më vonë zbulova se quhej birësim i dështuar”, më tha ai. Kjo gjë më preku thellë në zemër.
Telefonova shtëpinë sociale dhe më thanë se nuk kishin kontakte të familjes birësuese. I kërkova asistentit social të më jepte dokumentat e briësimit, pasi vendosa ta birësoja vetë dhe ta regjistroja në shkollë që ditën e ardhshme. E mbaj mend si tani lumturinë e Anthonyt, i cili më pyeste vazhdimisht nëse isha i sigurtë për atë gjë, duke qarë me lot gëzimi.
Në datën 12 nëntor i dhashë mbiemrin tim atij djali që nuk doja ta strehoja as për një fundjavë, por që tashmë është zyrtarisht djali im. Anthony është pasuria më e madhe e jetës sime. Është një aventurë fantastike. Kur ai më thirri për herë të parë “Baba”, nuk mund t’jua përshkruar emocionin që kam përjetuar”.