Shkence

Po nëse… forcat elektrike do të kishin qenë më të forta

Screen Shot 2016-06-25 at 08.38.31Për të intensifikuar forcat elektrike, do të mjaftonte rritja e të ashtuquajturës “kontante të strukturës”. Pasojat? Do të rriste kundërshtinë ndërmjet protoneve në berthamat atomike. “Kjo do të zvogëlonte shanset e shkrirjes bërthamore”- thotë fizikanti teorik Tulio Rege, “prandaj në Diell do të ngadalësoheshin reaksionet bërthamore, dhe pësonte rënie të shkëlqimit”. Dhe në Tokë do të mbërrijë më pak dritë dhe nxehtësi.

Atomet do të ishin më të vogla, pasi elektronet do të tërhiqeshin më shumë nga bërthama. Dhe ngjyrat e objekteve do të ndryshonin në drejtim të blusë. Ndër të tjera, ylberet do të ishin më të gjerë dhe të trashë. Por mbi të gjitha do të rritej tërheqja ndërmjet molekulave:objektet do të ishin më elastike, objektet solide do të shkriheshin më me shumë vështirësi, dhe lëngjet do të zjenin në temperatura të larta … pra do të kishte më shumë akullnaja dhe ndoshta edhe akull të thatë në natyrë. Reaksionet kimike do të qenë më të dhunshme: nga zjarri tek metabolizmi i qenieve të gjalla … Por a mund të zhvillohej realisht jeta?”. “Molekulat do të ndryshonin formën dhe përgjegjshmërinë”- saktëson Rege. “Për shembull forma e ADN-së dhe funksionaliteti i saj, do të ndryshonin, duke nxitur mutacione gjenetike katastrofike”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button