Nga Maria Cheng
“Medicalxpress”
Autoritetet shëndetësore evropiane dhe ato amerikane, kanë identifikuar ditët e fundit një numër rastesh të lisë së majmunëve, kryesisht tek meshkujt e moshës së re. Është një përhapje befasuese e një sëmundjeje, që shfaqet rrallë jashtë kontinentit afrikan.
Zyrtarët e shëndetësisë në mbarë botën, po monitorojnë me kujdes rastet e tjera, pasi duket se kjo sëmundje po përhapet për herë të parë midis njerëzve që nuk kanë udhëtuar në Afrikë. Gjithsesi, ata theksojnë se rreziku për popullatën e përgjithshme është i ulët.
Po çfarë është lija e majmunëve?
Lija e majmunëve, është një virus që e ka origjinën tek kafshët e egra si brejtësit dhe majmunët, dhe që herë pas here kapërcen tek njerëzit. Shumica e rasteve tek njerëzit janëvërejtur në Afrikën Qendrore dhe atë Perëndimore, ku kjo sëmundje është endemike.
Sëmundja u identifikua për herë të parë nga shkencëtarët në vitin 1958, kur pati dy shpërthime epidemike të një sëmundjeje “të ngjashme me linë e dhenve” tek majmunët, prandaj dhe e ka marrë këtë emër. Infeksioni i parë i njohur tek njerëzit është regjistruar në vitin 1970, tek një djalë 9-vjeçar në një zonë të largët rurale në Kongo.
Cilat janë simptomat dhe si trajtohet ajo?
Lija e majmunëve i përket së njëjtës familje virusesh si lija e dhenve, por shkakton simptoma më të lehta. Shumica e pacientëve përjetojnë vetëm ethe, dhimbje trupi, të dridhura dhe lodhje. Njerëzit me një formë më serioze të sëmundjes, mund të zhvillojnë skuqje dhe qelbëzim në fytyrë dhe duar, të cilat mund të përhapen në pjesë të tjera të trupit.
Periudha e inkubacionit është 5 ditë deri në 3 javë. Shumica e njerëzve shërohen brenda rreth 2-4 javësh, pa pasur nevojë të shtrohen në spital. Lija e majmunëve mund të jetë fatale vetëmpër 1 në 10 persona, dhe mendohet të jetë më e rëndë tek fëmijët.
Personave të ekspozuar ndaj këtij virusi, u bëhet shpesh një nga disa vaksinat që ekzistojnë aktualisht kundër lisë së dhenve, të cilat janë treguar efektive edhe kundër lisë së majmunëve. Por janë duke u zhvilluar edhe medikamente anti–virale. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, rekomandoi së fundmi izolimin e të gjitha rasteve të dyshuara, ndërsa kontakteve me rrezik të lartë u ofrohet vaksina kundër lisë së dhenve.
Sa raste vërehen çdo vit me këtë sëmundje?
Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se ka çdo vit mijëra raste në disa vende afrikane. Shumica i përkasin Kongos, që raporton rreth 6,000 raste në vit, dhe Nigerisë me rreth 3.000 raste në vit. Ekspertët thonë se sistemet e dobëta të monitorimit, nënkuptojnë se në këtë listë mungojnë shumë njerëz të infektuar.
Raste të izoluara të lisë së majmunëve, janë vërejtur herë pas here edhe jashtë Afrikës, si në SHBA dhe Britaninë e Madhe. Rastet zakonisht lidhen me udhëtimet në Afrikë apo kontaktin me kafshë nga zonat që vijnë nga zonat ku sëmundja është më e zakonshme.
Në vitin 2003, 47 persona në 6 shtete të SHBA kishin raste të konfirmuara ose të mundshmeme këtë sëmundje. Ata e morën virusin nga qentë që mbanin në shtëpi, dhe që kishin pasur kontakte me gjitarë të vegjël të importuar nga Gana.
Çfarë ndryshon me rastet e kohëve të fundit?
Është hera e parë që lija e majmunëve po përhapet në mesin e njerëzve që nuk kanë udhëtuar në Afrikë. Shumica e rasteve përfshijnë burra që kanë bërë seks po me burra. Në Evropë, infeksione të tilla janë raportuar në Britani, Itali, Portugali, Spanjë dhe Suedi.
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Britani, thotë se rastet në këtë vend nuk janë të gjitha të lidhura midis tyre, duke sugjeruar se virusi ka zinxhirë të shumtë transmetimi. Rastet në Portugali u vërejtën në një klinikë andrologjike, ku burrat kërkuan ndihmë për plagët e shfaqura në organet e tyre gjenitale.
Të mërkurën, zyrtarët në SHBA raportuan një rast me linë e majmunit tek një burrë që kishte udhëtuar së fundmi në Kanada. Edhe Agjencia e Shëndetit Publik më Kanada, konfirmoi 2raste të lidhura me këtë virus. Zyrtarët në rajonin e Kebekut thanë më herët se dyshonin për 17 raste në zonën e Montrealit.
A transmetohet sëmundje përmes marrëdhënieve seksuale?
Është e mundur, por për momentin kjo është e paqartë. Lija e majmunëve nuk është dokumentuar më parë se përhapet nëpërmjet raporteve seksuale, por mund të transmetohet përmes kontaktit të afërt me njerëzit e infektuar, lëngjet e tyre trupore, veshjet apo çarçafët mbi të cilët kanë fjetur.
Majkëll Skiner, virolog në Kolegjin Mbretëror të Londrës, thotë se është ende shumë herët për të përcaktuar se si u infektuan burrat në Britani. “Për nga natyra e tij, aktiviteti seksual përfshin kontaktin intim, gjë që pritet të rrisë gjasat e transmetimit, pavarësisht nga orientimi seksual i një personi, dhe pavarësisht nga mënyra e transmetimit– shprehet Skiner.