Shendeti

Po përpiqeni të shtoni peshë dhe nuk po ia dilni? Ja disa gjëra që duhet të keni parasysh

Edhe pse të jesh i dobët fizikisht shpesh përkthehet me të qenit i shëndetshëm, të jesh nën peshë mund të jetë një shqetësim nëse kjo gjë vjen si rezultat i ushqimit të dobët, ose nëse jeni shtatzënë, ose keni shqetësime të tjera shëndetësore. Pra, nëse jeni nën peshë, kontaktoni mjekun ose dietologun tuaj për një vlerësim. Ne mund t’ju japim disa këshilla të shëndetshme, se si të arrini peshën tuaj ideale, në rast se jeni nënpeshë.

Hani më shpesh. Kur jeni nën peshë, mund të ndiheni të ngopur më shpejt. Hani pesë deri në gjashtë vakte të vogla gjatë ditës, sesa dy ose tre vakte të mëdha.

Zgjidhni ushqime të pasura me lëndë ushqyese. Si pjesë e një diete të përgjithshme të shëndetshme, zgjidhni bukë, makarona dhe drithëra; fruta dhe perime; produkte të qumështit; ushqime me sasi të lartë proteinash si veza; arrat dhe farat.

Provoni smoothie dhe milkshake. Mos konsumoni kafe dhe pije të tjera me pak kalori e pak vlera ushqyese. Në vend të tyre, pini smoothie ose përzierje të shëndetshme të bëra me qumësht dhe fruta të freskëta ose të ngrira, siç njihen ndryshe edhe si milkshake.

Shikoni video ose filma, kur hani ushqim. Në rast se e sheh ushqimin që po konsumon, mund të arrihet më shpejt ndjesia e ngopjes. Kjo është një metodë e përdorur për të rënë në peshë. Për ju që doni të fitoni peshë, bëni mirë të shihni diçka tjetër, videoklipe muzikore ose filma ndërkohë që hani, në mënyrë që të mos e mbani mendjen tek ushqimi e të hani më tepër nga ç’duhet.

Hani vakte shtesë midis vakteve normale. Bëni shtesa në pjatat tuaja për të marrë sa më shumë kalori. Ushqimet me yndyrë janë jo të shëndetshme, por këto mund t’i zëvendësoni me shumë supëra me perime, fileto pule, apo fruta të thata. Konsumojini sa më shpesh.

Bëni ndryshime të vazhdueshme. Edhe kur jeni nën peshë, kini parasysh sheqerin dhe yndyrën e tepërt. Një fetë buke në vakt, apo një akullore një javë është në rregull. Por nuk duhet tepruar me këto elemente ushqimorë, pasi yndyrat dhe sheqernat e tepërta do t’ju dëmtojnë më tepër se sa t’ju ndihmojnë.

Ushtrohuni. Ushtrimet sidomos ato fizike të rënda, mund t’ju ​​ndihmojnë të fitoni peshë duke ndërtuar muskujt tuaj. Ushtrimet gjithashtu mund të stimulojnë oreksin tuaj, gjë që do t’ju bëjë të konsumoni më tepër vakte dhe të fitoni më shpesh peshë.

Back to top button