Enciklopedike

Po si mund të ndodhë, që rëra të ndalë kohën?

Është quajtur “Atlantida e Rërës”. Për shekuj me radhë, qyteti i lashtë tregtar i Ubarit në Omanin e sotëm, u konsiderua i humbur në rërën e shkretëtirës Rub’al-Khali. Pastaj fotografitë satelitore zbuluan në vitet ‘80 një rrugë 100 metra të gjerë, mbi të cilën mijëra deve dhe mushka dikur tërhiqnin karroca të rënda. Gjëja më e pabesueshme, është se rruga kishte mbetur e paprekur nën shtresat e rërës, shumë metra në thellësi.

Por rëra e shkretëtirës nuk është vetëm në gjendje të fshehë arkitekturën. Shkrimet e panumërta nga ish-mbretëria e Timbuktusë, do të kishin humbur në mënyrë të pakthyeshme, në rast se rëra nuk do t’i kishte ruajtur fletushkat prej papirusi. Rëra mund të thithë lëngun, si asnjë substancë tjetër në tokë. Pikat e lëngshme qëndrojnë veçanërisht mirë në kokrrizat poroze të rërës, për shkak të tensionit të tyre në sipërfaqe.

Pastaj ato bashkohen për të krijuar një zonë të madhe sipërfaqeje, që thith një pjesë të madhe të lagështisë. Para se të shpikej letra thithëse, rëra është përdorur gjerësisht për të thithur bojë tepërt nga letrat dhe dokumentet. Arena e Cirkut Maximus në Romë ishte e mbuluar me rërë, në mënyrë që gjaku i Gladiatorëve të’mund të pastrohej sa më shpejt.

Rëra gjithashtu laget deri në lagështinë e nevojshme, për të luftuar mikrobet e dëmshme dhe kërpudhat, me qëllim mbijetesën. Për këtë arsye, shkrimet e lashta që dikur ishin shkruar mbi lëkurën e gazelave, dhe portretet e të vdekurve në sarkofagët egjiptianë, janë ruajtur në mënyrë të përkryer, të paprekur nga organizmat e vogla që normalisht do t’i përkeqësonin dhe prishnin me kalimin e kohës. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button