Horizonti.alMagazineMAIN

Po sikur teknologjia jonë të kthehet kundër nesh?

NgaTyler Cowen

“Bloomberg”

Thuhet shpesh se mënyra si duhet të reagojmë ndaj ndryshimeve klimatike, është problemi kryesor i kohës që po jetojmë. Por ndërsa ajo është padyshim e rëndësishme, unë kam një tjetër shqetësim:Si do ta parandalojmë mundësinë që teknologjitë tona të reja dhe shpesh të shkëlqyera,përdoren si një armë kundër nesh?

Dhe e përdor jo pa qëllim termin “armë”, pasi sot teknologjia po përdoret në sulmet ajrore me dronë. Pastaj kemi sulmet kibernetike, përdorimet armiqësore të Inteligjencës Artificiale dhe sulmet nga hapësira, armët biologjike etj.

Është një gjë e mirë që bota po del nga një periudhë e stanjacionit teknologjik. Por pikërisht këtu qëndron edhe rreziku:Është një parim i përgjithshëm i historisë botërore, sipas të cilës teknologjitë e reja, madje edhe ato më të dobishmet, përdoren në fund si armë dhe si instrumente lufte.

Kjo ka qenë dikur e vërtetë për kalin, hekurudhën, avionin dhe natyrisht energjinë bërthamore. Dhe ka të ngjarë të jetë e vërtetë edhe për këto zhvillime të reja. Sulmet me dronë dhe ato kibernetike, janë tashmë forca të rëndësishme në shumë pjesë të botës.

Mbi të gjitha në Lindjen e Mesme dhe rajonet përreth, dhe po rezultojnë të jenë shumëefektive. Është e sigurt të thuhet se ato do të përhapen në shumë pjesë të tjera të botësdhe do të përdoren me një frekuencë më të madhe.

Në përgjithësi, shumë amerikanë i shohin sot sulmet kibernetike si një problem tregtar ose burokratik. Por mjete të tilla kanë potencialin të mbyllin pjesë të rëndësishme të ekonomisë, ose të neutralizojnë disa asete ushtarake.

Inteligjenca Artificiale armiqësore, sulmet nga hapësira dhe armët biologjike mund të përshkallëzohen akoma më shumë. Por të paktën disa nga këto teknologji, mund të bëhen faktorë kryesorë strategjikë brenda disa dekadash. Shumica e ideologjive aktuale, janë të papërgatitura për këtë botë të re që po vjen.

Këto probleme nuk kanë ndonjë zgjidhje të dukshme, dhe nuk ofrojnë as ndonjë mjet domethënës për të ofruar ndonjë avantazh politik. SHBA nuk ka bërë ndonjë përparim domethënës në përgatitjen për pandeminë e ardhshme, pavarësisht se mbi 2.500 amerikanë povdesin në ditë nga Covid-19.

Pikëpamjet standarde të “skifterëve” të politikës së jashtme, kërkojnë më shumë shpenzimepër mbrojtjen kombëtare. Pavarësisht nëse jeni apo jo dakord, këto ideologji nuk adresojnë domosdoshmërisht pyetjet e duhura.

Ciklet e prokurimit mund të zgjasin një dekadë ose më shumë, por teknologjitë përkatëse po përparojnë çdo vit që kalon. Për më tepër, ushtria amerikane e ka gjithnjë e më të vështirë të joshë talentet më të mira, duke pasur parasysh pagat e larta në sektorin e teknologjisë.

Shumica e ideologjive të Evropës, sidomos në Gjermani, supozojnë se këto probleme nuk do të mbërrijnë asnjëherëvendet e tyre. Por një luftë e mundshme midis Rusisë dhe Ukrainës,mund të shërbejë si një zgjim i vrazhdë nga gjumi.

Nga ana tjetër Kina, zotëron një ideologji për t’i adresuar këto çështje:ideologjinë e mbikëqyrjes. Mbetet për t’u parë nëse këto mjete, të praktikuara mbi popullsinë e saj, por edhe jashtë vendit, do ta bëjnë Kinën më të qëndrueshme, ose do të çojnë në beteja të brendshme për pushtet politik.

Në çdo rast, qëllimi duhet të jetë mbrojtja nga këto ideologji autokratike, dhe jo përqafimi i tyre. SHBA-ja është i vetmi vend i madh që praktikon nivele të krahasueshme të mbikëqyrjes, megjithëse më shumë në vendet e tjera, sesa mbi popullsinë e vet.

Për Amerikën, ajo është më pak një ideologji, sesa një praktikë e fshehtë që pretendon të qëndrojë e ndarë nga pjesa tjetër e ideologjive kryesore amerikane (të cilat me të drejtë kanë aspektet e tyre imperialiste).

Pavarësisht se cili është këndvështrimi juaj për Eduard Snouden, ai ka pushuar së qeni një figurë kryesore publike, ose nuk ka shkaktuar shumë debate vitet e fundit. Amerikës mund t’i duhet thjesht të presë derisa të ndodhë diçka vërtet katastrofike, përpara se të trajtojë çështjet e përdorimit si armë të teknologjive të tilla.

Ka disa ideologji që trajtojnë një pjesë të këtij problemi. Qarqe të ndryshme, veçanërisht ato që fokusohen tek rreziqet e Inteligjencës së Përgjithshme Artificiale (AGI), kanë frikë se njëAI super-inteligjente do të zhvillojë një mendje të vetën, e cila do të na imponojë vullnetin e saj, ose mund të përfshihet në aktivitete dashakeqe.

Ky mund të jetë një shqetësim real, por frika ime është më e përgjithshme. Nëse AGI është kaq i fuqishëm, atëherë është e arsyeshme që produktet e ndërmjetme, në lidhje me përpjekjet njerëzore, të shkaktojnë shumë konflikte ushtarake.

Ata që janë kundër risive, e kanë gjithashtu një ideologji. Ata mendojnë se zhvillimi i teknologjive të reja duhet të ndalet fare. Dikush mund të debatojë mbi raportin përfitim-kosto të këtij vendimi, por mjafton të thuhet se Kina, Rusia dhe shumë vende të tjera rivale nuk kanë plane të tilla, dhe se SHBA-ja nuk ka asnjë zgjidhje tjetër reale, përveçse të përpiqet të qëndrojë përpara tyre në këtë garë.

Ky nuk është një vizion shumë shpresëdhënës për të ardhmen, por e tillë është situata. Për atë që mund të jetë çështja më e rëndësishme e kohës sonë, Amerika ka kryqëzuar gishtatduke shpresuar për më të mirën.

Back to top button