Një vajzë e vogël më ka pyetur një herë: “Po zemra qëndron përherë në të njëjtin vend, apo spostohet vazhdimisht? Shkon herë majtas dhe herë djathtas?”. Ndërkohë unë ia ktheva: “Jo, zemra qëndron përherënë të njëjtin vend. Në të majtë”.
Dhe ndërkohë mendoj me vete. Një ditë ajo vajzë do të rritet dhe do të kuptojë se zemra udhëton nëmijëra vende të ndryshme, pa jetuar në asnjë prej tyre. Të mbërrin deri në fyt, kur emocionohesh. Ose zhytet thellë në stomak, kur ke frikë apo vritesh. Do të ketë edhe raste kur do ta ndiejë që zemra do t’i shtojë të rrahurat dhe do t’i duket sikur po i del nga kraharori. Herë të tjera, do t’i bëjë sfidë edhe trurit.
Duke u rritur, ajo vajzë do të mësojë edhe t’ia lërë zemrën e saj në duar të tjerëve. Dhe, shumë herë, mundet t’ia kthejnë mbrapsht të copëtuar. Por ajo nuk duhet të mërzitet, pasi gjithsesi zemra e saj do tëmbetet e bukur. Ose ndoshta, do të jetë akoma më e bukur. Mirëpo këtë gjë do ta kuptojë pas shumë e shumë kohësh.
Do të ketë edhe ditë kur do të kuptojë se ndoshta nuk e ka një zemër. Se mund ta ketë humbur. Pastaj do të nisë ta kërkojë në ndonjë kujtim, në ndonjë aromë parfumi, apo në shikimin e ndonjë pasagjeri.
Pastaj do të vijë një ditë tjetër. Një ditë disi më ndryshe. Më special. Më e rëndësishme. Në atë ditë ajo do të kuptojë se jo të gjithë e kanë një zemër”. Fjalët e një mjeku kardiolog në spitalin pediatrik “Bambino Gesu’”.