Thenie

“Politikanët bëjnë gjithmonë të njëjtën gjë; premtojnë një urë, edhe pse s’ka lumë”

10 thënie mbi politikën dhe politikanët

Politika është arti i të kërkuarit të problemeve, gjetjes, bërjes së një diagnoze false dhe aplikimit më vonë të masave të gabuara. – Groucho Marx

Në politikë ndodh ashtu si në matematikë; gjithçka që nuk është plotësisht e saktë është e gabuar. – Edward Moore Kennedy

Politika është arti i të penguarit të njerëzve që të merren me atë që vërtet ka rëndësi. – Marco Aurelio Almazán

Mund të mashtrosh një pjesë të njerëzve për një farë kohe, por nuk mund të mashtrosh të gjithë njerëzit gjithë kohën. – Abraham Lincoln

Vokacioni i politikanit të karrierës është të krijojë për çdo zgjidhje një problem. – Woody Allen

Politika është arti i të përdorurit të njerëzve, duke i bërë të besojnë se po u shërben ti atyre. – Louis Dumur

Voto atë që premton më pak. Do të jetë ai që do të zhgënjejë më pak. – Bernard M. Baruch

Politika ndoshta është i vetmi profesion, për të cilin nuk është i nevojshmëm asnjë formim. – Robert Louis Stevenson

Politikanët bëjnë gjithmonë të njëjtën gjë; premtojnë një urë edhe pse s’ka lumë. – Nikita Hruschov

Politikani duhet të jetë i aftë të parashikojë atë që do të ndodhë nesër, muajin e ardhshëm dhe vitin që vjen dhe të shpjegojë më vonë pse nuk ndodhi ajo që ai kishte parashikuar. – Winston Churchill

Leave a Reply

Back to top button