Analiza

Polonia, në zemër të lojës diplomatike evropiane

Screen Shot 2015-03-24 at 11.11.32 AM

Nga Olivier de France
Studjues në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike, Francë

Kryeministri Manuel Valls shkoi më datë 11 dhe 12 mars ne Poloni. Cilat ishin sfidat e kësaj vizite?
Manuel Valls shkoi për vizitë në Poloni për t’u takuar me homologun e tij Ewa Kopacz dhe presidentin Bronislaw Komorowski. Sfida e parë e kësaj vizite ishte industriale. Polonia ka njohur vitet e fundit një rritje ekonomike të fuqishme, përfshirë dhe gjatë krizës ekonomike dhe financiare që kaloi Evropa. Ajo është një nga vendet e vetme evropiane që disponon sot një marzh manovre mjaft konseguent, për të investuar në mjetet mbrojtëse të saj. Polonia parashikon të shpenzojë më shumë se tridhjetë miliard euro gjatë dhjetë viteve të ardhshme për të modernizuar ushtrinë e saj, gjë që kërkon blerjen e një numri armatimesh. Refleksi i parë i polakëve kur bëhet fjalë për të zëvendësuar

pajisjet e tyre të vjetëruara sovjetike është që të blejnë në Amerikë.
Prania e Manuel Vallsit nuk ishte që gjatë vizitës të avanconte këto kontrata. Ndalimi i lëvrimit Rusisë të anijeve “Mistral” është një shenjë konkrete shumë e fortë nga ana e Francës. Negociatat kanë të bëjnë me një numër kontratash afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata: helikopterë me shumë role, helikopterë sulmi dhe raketa tokë-ajër. Mbrojtja antiraketë, në mënyrë logjike lidhet me Shtetet e Bashkuara, por Franca mund të peshojë në pjesën tjetër të kontratave. Në afat mesëm, janë në lojë gjithashtu dhe nëndetëset, për të cilat grupi francez DCNS është pozicionuar. Flitet dhe për një për një bashkëpunim afatgjatë në fushën e centraleve bërthamore.

Në mënyrë më globale, Polonia duket shumë e preokupuar nga kriza ukrainase përsa i përket sigurisë së saj. Si shpjegoni shqetësimet polake vis-à-vis Rusisë?

Kjo është pjesa e dytë e udhëtimit diplomatik të Manuel Vallsit në Poloni, që lejoi të diskutohej vlerësimi i divergjencave të krizës. Duhet të vihemi në vendin e polakëve, gjë që ne në Evropën

Perëndimore nuk e kemi gjithmonë tendencë ta bëjmë. Polakët ende dhe sot kanë kujtime shumë të gjalla të racionimit të mishit, apo qeseve të sheqerit, gjatë periudhës komuniste. Ata flasin për “vëllezërit e tyre ukrainas” në anën tjetër të kufirit. Mund të flitet për një thyerje në vlerësimin nga evropianët të krizës ukrainase, midis atyre që e konsiderojnë se kriza është ushtarake, dhe atyre që e konsiderojnë që kjo krizë është politike. Polonia e sheh Rusinë si një kërcënim të sigurisë ekzistenciale të saj, duke kërcënuar interesat e saj jetike. Përtej sanksioneve të cilat janë efikase – përgjigja evropiane për krizën ukrainase është e vështirë të përpunohet në mënyrë kolektive.

Pa një dialog thelbësor mbi perceptimet dhe prioritetet strategjike, përparimet në fushën e bashkëpunimit industrial, operativ apo të kapaciteteve do të jenë të kufizuara. Polonia shqetësohet në mënyrë legjitime për atë çka ndodh në Lindje. Eshtë e nevojshme të dëgjohet dhe të kuptohet ndjesia e tyre, dhe të niset një dialog mbi këtë bazë. Nga ana tjetër, një numër vendesh të Evropës Perëndimore dhe të Jugut shqetësohen nga kërcënimi terrorist i atentateve të 11 janarit, të

Kopenhagës në mes të muajit shkurt, të Londrës apo të Madridit.
Këto atentate bëjnë thirrje për një përgjigje globale. Ata kërkojnë një përqasje rajonale në periferinë e jugut të Evropës, nga Libia në Afrikën qëndrore, nga Mauritania në Çad. Bëhet fjalë që të sulmohen rrënjët e thella të radikalizimit në brendësi dhe jashtë shoqërive perëndimore, përtej efekteve të njoftimit dhe reagimeve politike afatshkurtër, të shkaktuara nga Sharli Hebdo. Duhet në mënyrë të ndërsjellët që vëndet e Evropës lindore të mund ta dëgjojnë këtë ndjesi, dhe të kuptojnë që kërcënimi terrorist nganjëherë jetohet si një kërcënim ekzistencial. Qëllimi nuk është pra të nisë një dialog shurdh, duke vënë përbri pozicione tashmë të ngurtësuara. Duhet ta zëvendësojmë me një dialog thelbësor. Duhet të dëgjohen ndjesitë respektive dhe mbi këtë bazë të gjykohet për interesat e përbashkëta. Përndryshe, ne jemi të dënuar të koleksionojmë qasjet kombëtare dhe të kemi paragjykime për interesat kombëtare të vendeve evropiane. Nëqoftëse ne nuk arrijmë të flasim me polakët, ahere ne nuk do të arrijmë të flasim me gjermanët në formatin Weimar (Poloni, Francë, Gjermani). Nëqoftëse ne nuk arrijmë të bëjmë

trekëndëshin e Weimarit një forcë stërvitore për Evropën, ahere Evropa nuk do të arrijë të stërvisë shtetet anëtare. Kjo është arsyeja që Polonia është një aktor strategjik thelbësor sot. Me një Britani të Madhe përkohësisht ose përgjithmonë e rrotulluar në Evropë, Polonia është në zemër të fushës politike pra në zemër të lojës diplomatike evropiane. s.m./www.bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button