(PJESA E DYTE)
Andrea Bonani
Në orën 4 të mëngjesit të 11 dhjetorit 2000, fytyrat e krerëve të qeverive dhe ministrave të jashtme që dalin nga salla e Këshillit Europian në Nicë duken të fikura. Udhëheqësit janë kaq të trullosur, saqë nuk e dinë as se çfarë kanë vendosur. Ai që sapo është mbyllur, ka qenë samiti më i gjatë në historinë e Unionit. Katër ditë dhe katër netë diskutime të ndezura, me të gjithë kundër të gjithëve, gjë që lë pak shpresa mbi aftësinë e Europës për të përballuar afatet e rëndësishme që e presin. Sepse samiti i Nicës, që do të pasohet nga një Traktat i Nicës, të cilin të gjithë e kanë harruar, është Takimi me Historinë: rasti që duhet të ndryshojë Unioni dhe institucionet e tij, për t’i përgatitur ata drejt zgjerimit me 10 vende të lindjes së Europës, dhe që do të përmbyllet katër vite më vonë.
Atëherë, më shumë se për një “zgjerim”, retorika e komunitetit preferon fjalën “ribashkim”, ashtu si për Gjermaninë. Duke harruar që, në dy mijë vite, Europa Lindore dhe ajo Perëndimore nuk kanë qenë kurrë të bashkuara, nëse nuk llogarit shumë pak kohë nën thembrën e nazistëve. Por sidoqoftë, ideja e ribashkimit përmban edhe kapërcimin e një ndarjeje …
[real3dflipbook id=”1157″] |