Bota

Presidencialet SHBA/Ja dallimet kryesore ndërmjet Berni Sandersit dhe Donald Trampit

Screen Shot 2016-02-14 at 10.13.16

Nga Paul Waldman

Gara paraprake e Nju Hempshajërit e të martës së shkuar, përfaqësoi refuzimin më të theksuar që mund të imagjinohet ndaj asaj që e kemi quajtur si “lidershipi”. Berni Sanders me siguri e ndjeu këtë.”Populli i Nju Hempshajërit, i dërgoi një mesazh të fortë lidershipit politik, ekonomik, dhe meqë ra fjala edhe atij mediatik”- tha ai. “Njerëzit duan një ndryshim të vërtetë”.

Në kampin republikan, ju mund të dëgjoni zërat pothuajse vajtues të lidershipit zyrtar, për shkak të mundësisë reale që Donald Trampi të bëhet kandidati i tyre zyrtar. Por ne s’duhet të bëjmë gabim, duke menduar se sukseset e Sanders dhe Trump – qofshin të përkohshme apo jo – paraqesin dy anët e të njëjtës medalje, një dukuri të vetme që manifestohet në të njëjtën kohë tek të dyja partitë.

Kjo nuk do të thotë se nuk ekzistojnë disa ngjashmëri, ndërmjet mesazheve që kanë artikuluar dy burrat. Njerëzit tallen me faktin se si Sanders ashtu edhe Tramp janë mbështetës  të kujdesit shëndetësor e paguesit të vetëm, edhe pse “mbështetja” e Trump përbëhet nga disa komente të favorshme disa vite më pare. E vërteta është se ai nuk duket se e di ose nuk kujdeset shumë për sistemin shëndetësor, ashtu si për shumicën e çështjeve të tjera.

Por tingëllon se Tramp ka artikuluar disa tema ekonomike populiste, veçanërisht në tregti, ku ai ka qenë po aq skeptik sa Sanders mbi politikat e tregtisë së lire, të ndjekura njëlloj si nga administratat demokrate por edhe aj republikane. Dhe Trampi nuk ka angazhim të veçantë për ideologjinë konservatore, kështu që nëse ai do të jetë kandidati zyrtar, nuk pritet të mbrojë idetë tradicionale republikane mbi ekonominë.

Nësë e lëmë këtë mënjanë, Tramp dhe Sanders, kanë një analizë krejtësisht të ndryshme se çfarë ka shkuar gabim me Amerikën dhe qeverinë së saj, dhe mbi të gjitha se çfarë duhet të bëhet në lidhje me të. Zemërata ka qenë ‘nënshkrimi’ emocional i zgjedhjeve të fundit nga ana e republikanëve. Dhe ndërsa nuk ka dyshim se shumë votues demokratë kanë probleme me atë që ka ndodhur gjatë viteve të presidencës Obama, ata nuk janë aq shumë të zemëruar se sa të zhgënjyer.

Dhe ky zhgënjim është në fakt me vetë qeverisjen – puna e vështirë legjislative, kompromiset e nevojshme, përzierja e pashmangshme e fitoreve dhe humbjeve. Problemi i Hilari Klintonit është se ajo nuk premton asgjë të ndryshme; ajo nuk premton se do ta ribëjë politikën amerikane, porse përmes punës dhe këmbënguljes së madhe, mund të nxjerrë nga ai proces i pakëndshëm disa rezultate më të mira.

Ky është një mesazh pragmatik dhe realist, por jo një nga ata që ndezin zemrat. Veçanërisht për votuesit e rinj idealistë, vizioni i Sanders për rezultate jo vetëm të ndryshme, por dhe një proces të transformuar, është shumë tërheqës. Për ata liberalë, për të cilën lidhja me Partisë Demokratike është më pak e fortë – gjë që mund të jetë e vërtetë edhe për votuesit e rinj – Sanders thotë se problemi nuk ndodhen në anën tjetër, përkundrazi qëndron tek i gjithë sistemi, dhe “oligarkia” që e kontrollon atë.

Tramp ka ndërkohë një mesazh që shkon përtej animeve partiake. Por aty ku Sanders thotë se problemi qëndron tek sistemi i korruptuar për shkak se kontrollohet nga të pasurit dhe korporatat, Tramp mendon se problemi është marrëzia. Ai nuk dëshiron të sjellë një lloj transformimi të sistemit, por thjesht ta injorojë atë, dhe të prodhojë fitore të pakufizuara, nëpërmjet forcës absolute të vullnetit të tij.

Për shembull, ata mund të kenë të dy probleme me marrëveshjet e tregtisë që ka nënshkruar SHBA-ja, por Sanders shprehet se shkaku janë sërish korporatat, që sipas tij ushtrojnë shumë ndikim mbi përmbajtjen e këtyre marrëveshjeve. Ndësa Tramp thotë vetëm se marrëveshjet janë negociuar nga idiotë, kështu që amerikanët janë tërhequr për hunde nga të huajt.

Këtu ekziston edhe një tjetër ndryshim i rëndësishëm ndërmjet mes të dyve:Pavarësisht dyshimeve të tyre rreth lidershipi demokrat, mbështetësit e Sanders janë idealistë, plot shpresë, dhe duke kërkuar një ndryshim dramatik që i ka rrënjët tek ideologjia liberale. Ata duan që qeveria të japë më shumë fonde në fusha të tilla si kujdesi shëndetësor dhe arsimi, vendosë taksa më të larta për të pasurit dhe kufizime më të mëdha për kompanitë financiare. Me pak fjalë, ata duan që partia e tyre të jetë ideologjikisht më e pastër.

Nga ana tjetër, mbështetësit e Tramp, nuk janë të motivuar nga shpresa dhe idealizmi, por nga zemërimi:zemërimi ndaj emigrantëve, myslimanëve, të huajve, zemërim ndaj një vendi në ndryshim që duket se po i lë ata prapa. Ata duan një restaurim të madhështisë amerikane, ndjenjën e zotërimit mbi ngjarjet dhe botën.

Ata janë shumë më pak të interesuar në përmbushjen e një liste dëshirash të politikave konservatore – çka dhe është arsyeja pse ata janë vetëpėrmbajtur kur republikanët e tjerë e akuzojnë Tramp se nuk është një konservator “i vërtetë”. Ai nuk është i tillë, dhe mbështetësit e tij nuk shqetësohen për këtë fakt.

Ekziston edhe një ndryshim tjetër:Ndonëse të dyja fitoret në Nju Hempshajët qenë shumë dramatike, nga tani e në vazhdim Tramp dhe Sanders përballen me perspektiva shumë të ndryshme. Tramp është favoriti i madh republikan, duke qëndruar tashmë në krye të një gare kaotike, në të cilën kundërshtarët e tij po rrëzohen si mizat.

Ai mund të jetë ose jo kandidati zyrtar republikan për presidenti, por tani për tani ka korrur fitoren më të madhe se cilido tjetër. Në kampin tjetër, Sanders ende e ndjek Hilari Klintonin në sondazhet kombëtare dhe pritet përballet me një hartë të frikshme garash zgjedhore. Ai do të duhet të shkojë tanimë tek shtetet me numrin më të madh të votuesve të pakicave, mes mesin e të cilëve Klinton ka qenë veçanërisht e fortë.

Ne ende nuk e dimë se sa e thellë është realisht dëshira për “revolucion” në mesin e demokratëve, dhe kjo çështje ndoshta do të përcaktojë rezultatin e garës së tyre paraprake. Ndërkaq zemërata konservatore që solli fitoren e Donald Tramp në Nju Hempshajër, duket pothuajse e pashtershme.

“The Week” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button