Your Life

Probleme me gjumin? 4 këshilla për t’u desintoksikuar nga elektronika

Screen Shot 2016-05-18 at 7.33.04 AM

  1. KUFIZONI MEDIAT SOCIALE

Një studim i kohëve të fundit gjeti se gjatë netëve të javës, të rriturit shpenzojnë 87 minuta duke përdorur mediat sociale në celularët e tyre. Dhe sa herë që dikush i bën “like” një prej postimeve të tua, ti merr një goditje dopamine e cila të stimulon, të mban më zgjuar dhe të largon gjumin. Kështu që, dilni prej medias sociale një orë përpara se të shkoni në gjumë, dhe “të korrat” merrini në mëngjes.

2. JEPI CELULARIT DHOMEN E VET

Në një studim të kohëve të fundit në SHBA, 25% e njerëzve të vëzhguar nuk mund ta mendonin një orë të ditës kur celulari nuk ishte në të njëjtën dhomë me ta. Të paktën 1 në 3 gra kanë dhe telefon pune. Mos lejoni që pajisjet elektronike t’jua shkatërrojnë jetën. Vendosni një “shtetrrethim elektronik” pas orës 10 dhe lërini pajisjet elektronike të karikohen kudo tjetër, vetëm jo në dhomën e gjumit.

3. PRAKTIKONI MEDITIMIN

Në një studim të kohëve të fundit të Universitetit të Massachusettsit, 58% e të pagjumëve raportonin përmirësime domethënëse në gjumin e tyre pasi praktikonin meditimin. Provoni një aplikacion si përshembull Headspace për vetëm 10 minuta, në cilëndo kohë të ditës, dhe do të shihni që gjumi juaj do të përmirësohet shpejt.

4. SHKEMBENI TELEVIZORIN ME LIBRIN

Sado tunduese mund të jetë të shijoni Netflixin apo përdorni një libër elektronik në shtrat, kjo nuk ju ndihmon të flini. Një studim në SHBA ka gjetur se natën, përdoruesit e iPadit përjetonin një rënie me 50% të melatoninës – hormoni që ju bën të ndiheni të përgjumur. Kështu hidheni tutje tabletin dhe merrni një libër me letër dhe me bojë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button