Një gjëegjëzë që ka munduar për shekuj me rradhë filozofët dhe shkencëtarët, mbi pyetjen nëse më parë ka ekzistuar pula apo veza, u shtrua fillimisht nga historiani grek Plutarku. Kur ai i kushtoi një seksion të tërë pyetjeve në librin e tij të eseve, kjo dilemë qe tashmë një e njohur, dhe ai nëvizoi idenë se kjo nuk ka të bëjë thjesht vetëm me vezën dhe pulën. Dilema mund të përdoret për të gjithë krijimin e botës.
Aristoteli pati një qasje shumë praktike në lidhje me këtë çështje, duke u përpjekur të përcaktojë përgjigjen. Embriologjia kishte dy shekuj si shkencë dhe e kishte shqyrtuar këtë çështje, por ai shqyrtoi vezën e pulës në faza të ndryshme të zhvillimit për të shënuar në hartë shtimin e embrioneve. Në fund, ai vendosi që asnjëra nuk ka ekzistuar më herët se tjetra, pasi veza nuk mund të ekzistojë pa pulën, dhe pula s’mund të ekzistojë pa vezën. /bota.al