Kuriozitete

Projekti Montauk: Kulmi i paranojës

Screen Shot 2015-06-13 at 17.50.31

Montauk. Në analet e paranojës, asnjë teori komploti nuk është më e mbushur me labirinte, më shumë e ndërlikuar, apo që të përfshijë më shumë teori të tjera komploti, sesa Projekti Montauk, i ndodhur pranë Kampit Hero, Montauk, Long Island, New York. Në skajin verilindor të ishullit gjendet një disk radari gjigand AN/FPS-35, i cili ka qënë çmontuar qysh atëherë, por është ruajtur nga shkatërrimi me anë të një peticioni nga banorët lokalë, të cilëve iu duket shenjë më interesante e vendbanimit, se sa Fari Montauk. Disku është i pranishëm në të gjitha teoritë, që vërtiten rretj një pajisjeje ushtarake super e fshehtë kërkimesh, e cila supozohet se operonte nga viti 1967 deri në fillim të vitit 1980. Disa teori pretendojnë se kërkimi vazhdon atje, thellë nën tokë, në një paisje e cila është zgjeruar vazhdimisht qysh prej fillimit. Teoritë që rrethojnë Projektin Montauk janë nga më të jashtëzakonshmet, të denja për cilindo libër fantastiko-shkencor.

Projekti filloi me iniciativën e Qeverisë së SHBA-së në vitet 1952-53, kur një komitet sekret u organizua për të diskutuar kërkime të mundshme të udhëtimit në kohë. Metodat se si kjo mund të arrihej nuk janë shpjeguar asnjëherë në mënyrë të mjaftueshme në teori, por bazohen fillimisht në punën e dy shkencëtarëve të preferuar të teorive konspirative: Albert Einstein dhe Nikola Tesla. Teoria e përgjithshme e relativitetit e Einsteinit është konsideruar e vetmja pikë e besueshme fillimi për një Teori të Bashkuar të Fushës, e cila nuk është zbuluar deri tani.

Ose kështu mendon publiku. Projekti Montauk buroi direkt nga Eksperimenti i Filadelfias, i cili ishte në krye të një liste paraardhëse komplotesh, dhe sipas disa teoricienëve, ka qenë pikërisht ai zbulimi i papritur i udhëtimit në kohë.

Nikolla Tesla, i cili supozohet se vdiq në vitin 1943, sipas teoricienëve në fakt nuk vdiq, por perfeksionoi teorinë e Einsteinit, dhe shpiku mekanikën e kërkuar për të vendosur një vrimë të zezë, një çarje në hapërsirë-kohë. Projekti Montauk e çoi më tej këtë kërkim, i financuar fillimisht me 10 miliardë $ në shufra ari të nazistëve, të vjedhura nga ushtarët amerikanë nga një tunel në vitin 1945-ën. Disa teori përfshijnë Tesla-n si “koka” e pavdekshme e projektit, sipas tyre duke udhëtuar nëpër kohë për t’i shpëtuar vdekjes.

Baza thuhet të ketë krijuar dhe vendosur një tunel kohe drejt të shkuarës, duke i dhënë mundësinë kujtdo të shkojë në të dhe të arrijë në çdo pikë të programuar në të kaluarën. Por atëherë diçka e tmerrshme ndodhi. Askush nuk bie dakort se çfarë ndodhi me saktësi, përveç se një dështim mekanik në 1980-ën rezultoi në një monstër të tmerrshme, që erdhi nga një botë e huaj (dhe ndoshta nga e shkuara ose e ardhmja), përmes tunelit të nëndheshëm, pa paralajmëruar, duke shkatërruar bazën, përpara se të vritej nga mjete të panjohura. Qeveria menjëherë braktisi Projektin, duke mësuar sesi të udhëtosh përmes kohës, dhe e vulosi të gjithë bazën. Disku gjigand i radarit ishte përdorur për të transmetuar mesazhe ndaj botëve aliene, në kohë të ndryshme.

Sot, Kampi Hero është një park shtetëror ku gjithkush mund të shkojë dhe të bëjë piknik ose të shëtisë, dhe përsëri ka raportime të verifikueshme udhëtarësh dhe kampistësh të cilëve, papritur, burra të armatosur iu drejtuan tytat e automatikëve, në mes të natës, duke i kërcënuar me vdekje nëse nuk largoheshin. Në të gjitha këto raportime, njerëzit është thënë të kenë veshur uniforma ngjyrë ulliri, me asnjë shenjë dalluese. Filmi “Sunshine of the spotless mind” ishte filmuar në zonë, por jo në vetë parkun shtetëror, për arsye se autoritetet lokale faturonin pagesa të tepruara, me sa duket për t’u kthyer mendjen e për t’u ruajtur nga zbulimi aksidental i ndonjë sekreti. Teoritë të gjitha konvergojnë në një fund: ka një derë të vulosur betoni në anë të një ndërtese, në sheshin e Kampit Hero, e cila të çon poshtë dhe të cilës askush nuk është lejuar t’i afrohet./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button