Kryeprokurori i Parisit tha të martën se ai ka hapur një hetim për mënyrën e trajtimit të shpërthimit të koronavirusit nga shteti francez, me akuza të mundshme përfshirë “vrasje të pavullnetshme” dhe “rrezikimin e jetës”.
Hetimi, i cili vjen pas paraqitjes së ankesave nga anëtarët e publikut, nuk ka për qëllim përcaktimin e “përgjegjësisë politike ose administrative”, tha Remy Heitz për AFP, por nëse autoritetet kombëtare kanë kryer “vepra të mundshme penale”.
Presidenti Emmanuel Macron, si kreu i shtetit, ka imunitet nga ndjekja penale dhe nuk është një objektiv i hetimeve. France 24 / bota.al