AnalizaMAIN

Pse 2023-shi do të jetë një vit i shkëlqyer për fuqitë e ndërmjetme

Parashikimet mbi Vitin e Ri, një praktikë e rregull e revistës “The Economist”, janë një lojë e guximshme, sidomos tani kur duket se bota po kalon një moment kaotik. Megjithatë, fakti është se lufta nxit luftën, dhe ky është bast i vetëm i sigurt për vitin 2023.

Pra jo vetëm që do të ketë më shumë gjakderdhje në fushëbetejat në Ukrainë por edhe në qytetet e rrethuara nga Rusia, jo vetëm që do të shtohet rivaliteti strategjik midis SHBA-së dhe Kinës, por do të shohim edhe rishfaqjen e luftërave të vogla dhe jo shumë të vogla gjetkë.

Dhe këto të fundit nuk duhen anashkaluar.

Pushtimi i Vladimir Putinit, la përkohësisht në hije mosmarrëveshjen e ashpër midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, fundin e afërt të marrëveshjes mbi programin bërthamor iranian, dhe mundësinë në rritje që forcat turke të sulmojnë kurdët në Sirinë Veriore.

Ndërkohë armëpushimi i arritur rebelëve Tigrajanë dhe qeverisë në Etiopi, i arritur në  nëntorin e vitit të kaluar, duket shumë i brishtë. Luftimet në Ukrainë vitin e kaluar tërhoqën vëmendjen mbi dobësinë e Putinit, por nga ana tjetër rritën frikën se presidenti Bajden dhe aleatët e tij të NATO-s po vuanin nga vizioni i tunelit.

Shtetet e Azisë Qendrore që konsideroheshin dikur si “oborri i shtëpisë së Rusisë, kanë vënënë dukje rënien e ndikimit të Putinit teksa po nisin të ri-dimensionojnë marrëdhëniet e tyre me Kremlinin. Armenia, në një linjë me Rusinë, e humbi luftën e saj të vitit 2020 me Azerbajxhanin.

Putin u zotua të ruajë paqen. Pot tani ai nuk ka asnjë besueshmëri si paqebërës. Azerbajxhani, i cili e fitoi luftën e tij duke përdorur dronët turq, po duket edhe më i fortë.Suksesi i armëve amerikane në luftën kundër forcave ruse, ishte një reklamë e madhe për teknologjinë e SHBA-së, me të cilën vështirë se mund të matet dikush.

Ai ka nxjerrë në pah vjetërsinë e armatimit dhe taktikave ruse, por gjithashtu ka nënvizuar se ndoshta Bajden mund të arrijë vetëm një synim në të njëjtën kohë. Kjo po e detyron Shtëpinë e Bardhë të rimendojë qasjen  e saj mbi çështje të tjera, si për shembull ndajArabisë Saudite.

Kjo e fundit është shumë e varur nga armatimi i SHBA-së, por nuk është më e sigurt nëse një Shtëpi e Bardhë shumë e zënë në këto momente, do të reagonte mjaftueshëm fuqishëm nëse Irani do të prodhonte një bombë bërthamore. Ndaj ka nisur një bisedë të kujdesshme në nivelin e ministrave të jashtëm me Teheranin, ndoshta për të parë nëse ai do të reduktonte mbështetjen e tij për rebelët Huthi në Jemen.

Riadi po bisedon edhe me Pekinin, mbi dëshirën e kësaj të fundit për ta paguar naftën në monedhën kineze, pra për të krijuar një petro-juan. Dhe ashtu si pjesa më e madhe e vendeve të hemisferës jugore, nuk ka pasur ndonjë proteste të zëshme kundër luftës së Putinit nëUkrainë.

Prandaj efekti i pushtimit të vitit 2022, ka qenë riformësimi i gjeopolitikës. SHBA-ja dhe aleatët e saj të NATO-s, thonë se shkeljet e ligjit ndërkombëtar janë aq të rënda, saqë pjesa tjetër e botës duhet të mbajë një qëndrim moral kundër asaj që është në thelb një luftë pushtuese koloniale.

U frymëzova për këtë term nga një algjerian i zgjuar, i cili e përshkroi zgjedhjen midis mbështetjes së një Ukraine të mbështetur nga SHBA-ja apo një Rusie me shqetësimet e veta legjitime të sigurisë si një zugzëang, një lëvizje djallëzore e imponuar ndaj një shahisti që është i bllokuar në një cep të fushës së shahut.

Ku ishte Perëndimi kur kontinenti ynë pati luftërat veta?”-pyet ai, duke vënë në dukje luftën e tmerrshme Tigrajane gjatë viteve 20202022, e cila sipas disa pretendimeve ka shkaktuar mbi 600.000 të vdekur. “Po sikur ta mbështesim Ukrainën dhe Bajden të arrijë një marrëveshje me Rusinë? A mendoni se Putin do të na falënderojë që jemi përkrah Perëndimit? Ne do të mbetemi të vetëm përballë furisë së zemërimit të tij”– shkruan ai.

Zëra të ngjashëm mund të dëgjohen në të gjithë Afrikën dhe Lindjen e Mesme. Argumenti i tyre është se ndërsa Rusia bën një përpjekje – mercenarët e saj të Grupit Vagner janë më të pamëshirshëm dhe më efektivë në mbajtjen në pushtet të regjimeve në Afrikën Qendrore,sesa ish-mbikëqyrësit e tyre kolonialë Amerika e Bajdenit mezi duket.

Sa i përket Kinës, ajo nuk kërkon ndonjë shpërblim të qartë politik për ndihmën e saj. Nga këtu buron edhe heshtja e vazhdueshme e vendeve të hemisferës jugore për luftën në Evropë. Dikush dyshon se gjërat nuk do të jenë njëlloj nëse dhe kur Kina të sulmojë Tajvanin.

Ajo që po ndodh është se fuqitë pragmatike të nivelit të mesëm, që shërbejnë si ndërmjetës si Turqia, India dhe Azerbajxhani, financues si sauditët dhe katarianët, po lëvizin për të ndikuar, këshilluar dhe investuar, si për të mbushur vakuumin e lënë nga fuqitë e mëdha.

Ata janë të lëkundur në besnikërinë e tyre. Prandaj duhen shpërfillur, sepse përbëjnë në fakt dallimin midis izolimit diplomatik të Putinit dhe lejimit të lulëzimit të tij, janë dera e pasme për shmangien e sanksioneve, dhe e bëjnë qesharake nismën e Bajden për të krijuar një front të unifikuar demokratik kundër autokracive.

Rreziku i madh për këtë vit do të burojë nga vendet që kanë një qëndrim të paqartë në lidhje me aleancat e tyre. Izraeli ka deklaruar gjithmonë se nuk do të lejojë që Irani të shndërrohet në një fuqi bërthamore, sepse ai përbën një kërcënim ekzistencial. Dhe do të vepronte, nëse është e nevojshme, edhe pa miratimin e SHBA-së.

Në fakt, Irani e ka pasuruar uraniumin e tij në një shkallë të lartë, pak më poshtë se sa niveli i prodhimit të armës. Qeveria e re e Izraelit është e bindur se Perëndimi nuk duhet të injorojë shkeljet nga Irani të marrëveshjes së vitit 2015, me shpresën e një zgjidhjeje të mundshme tëngërçit.

Instinkti i tij do të ishte të godiste të paktën depot ushtarake iraniane në Siri për të penguar një kërcënim të afërt nga Teherani. Por këtu qëndron edhe problemi:hapësira ajrore e Sirisëkontrollohet nga Rusia. Ajo mund ta mbyllë atë për avionët izraelitë.

Kostoja e një sulmi mund të jetë një kërkesë e Moskës (e cila po përdor dronët iranianë në Ukrainë) që Izraeli të heqë dorë nga çdo lloj mbështetje për Kievin. Lufta e Putinit e ka bërë toksik të gjithë mjedisin gjeopolitik. Dhe po siguron që viti 2023, të jetë po aq i mbushur me rreziqe sa 12 muajt e vitit të kaluar. / The Times – Bota.al

Back to top button