Ekonomi

Pse bota e financës ndërkombëtare, vazhdon të sulmojë Brexit-in

Vazhdon sulmi i financës ndërkombëtare kundër Brexit. Edhe pse provat empirike kanë hedhur poshtë të gjitha parashikimet tragjike, që janë bërë deri tani. Bota financiare ka sulmuar mediatikisht Brexit-in, edhe para referendumit. Ofensiva financiare vazhdon pa u zbutur aspak. Ka menduar përsëri Bloomberg për të mbjellë “terror” në mesin e investitorëve dhe kursimtarëve, që janë të prekur nga Brexit. Bota e financës ka shfrytëzuar kështu agjencinë e lajmeve me zyra në rreth 72 vende të botës. Një bazë e konsiderueshme lexuesish.

“Fake news” financiare

“Rruga e Brexit mund të çojë në një “shkatërrim të tregtisë”. Këtë titull katastrofik kishte zgjedhur Bloomberg. Editorialisti, në artikull e pranon se “alarmet për recesion dhe apokalips ekonomik, që dolën para referendumit dhe që rezultuan të pabaza, nuk ishin të mjaftueshme për të fituar qëndrimi në BE. Një frazë emblematike, e cila nxjerr zbuluar qëllimin e botës financiare, për të ndryshuar mendimin e qytetarëve përmes “lajmeve të rreme”. Kjo përpjekje për të manipuluar opinionin publik, vazhdon edhe sot. Dhe ështësërish editorialisti i Bloomberg, që lëshon një alarm në lidhje me pasaojat afatgjata të. “Unë nuk them se do të jetë Armageddoni”, ka theksuar gazetari, por “konsensusi mes ekonomistëve është për një pasojë të zgjatur, e cila në fund do të ulë prodhimin, punësimin dhe pasurinë”.

Sipas Massachusetts Institute of Technology, Universiteti me qendër në Kembrixh, humbja neto e pasurisë për Britaninë e Madhe, në afat të gjatë, do të jetë 9.5%. Andreu Gooduin, një tjetër ekonomist në Kembrixh, pretendon se: “Ne presim që Brexit do të sjellë në një farë mase, shkatërrim të tregtisë. Dhe në qoftë se flasim për uljen e nivelit të emigracionit, kjo ndoshta do të shkaktojë dobësim të rritjes ekonomike”. Gjykimet që janë të “formës së prerë”. Nuk mund të mos i përgjigjeshin thirrjes, edhe Banka e Amerikës e Morgan Stanley, të cilat respektivisht sigurojnë një humbje 10% të PBB-së në 15 vitet e ardhshme dhe një reduktim 0.5% në rritjen vjetore të ekonomisë britanike.

Ekonomia britanike ecën me ritme të larta

Kombinimi i çuditshëm është, se të gjitha këto “fallxhore” të mëdha, janë pjesë e “klasës së sipërme” financiare, të lidhura ngushtë me City of London. Pikërisht vendi me kundërshtimin më të madh ndaj Brexit. E çuditshme është se si, agjenci kompetente si Bloomberg, harrojnë të përcjellin informacione të caktuara. Dhjetorin e kaluar në fakt, Zyra britanike e Statistikave Kombëtare raportoi një lajm të mirë. Shkalla e papunësisë në Mbretërinë e Bashkuar kishte rënë në 4.8%. Niveli më i ulët që nga viti 2005. Kjo pavarësisht Brexit, dhe pavarësisht parashikimeve për fundin e botës. Në BE norma mesatare e papunësisë është dyfishi i asaj britanike. Një arsye e mirë për të ikur. Historia ekonomike na mëson – dhe Bloomberg duhet ta njohë mirë – se investitorët ndërkombëtarë shohin me vëmendje, nivelin e punësimit në një vend. Sa më i lartë të jetë ai, aq më shumë ata do të investojnë. Një gjë e cila u konfirmua në vitin 1999, kur Shtetet e Bashkuara arritur “pothuajse” punësim të plotë.

Brexit i hap dyert e botës, Britanisë së Madhe

Agjencia Radiocor Plus e IlSole24Ore na tregon se në tremujorin e katërt të vitit 2016, PBB britanik u rrit me 0.7%. Vlerësimet e mëparshme e jepnin 0.6%. Përsëri, parashikimi ishte u përgënjeshtrua. Ndër paralajmërimet apokaliptike, ai që të bën më shumë për të qeshur, është frika nga “rënia e tregtisë” për Britaninë. Një pohim që nuk gjen bazë në realitet. Vendet e Bashkimit Evropian në fakt eksportojnë në Britani, dhjetë herë më shumë se sa Britania eksporton në kontinent.

Pra, duket e paarsyeshme hipoteza e një “bllokimi tregtar” mes dy palëve. Europa ka pra gjithë interesin e mundshëm për të ruajtur marrëdhëniet tregtare me kushërinjtë përtej kanalit. Me daljen nga Unioni, Mbretëria e Bashkuar ka mundësinë që të firmosë marrëveshje tregtare me gjithë pjesën tjetër të botës, në mënyrë autonome. Bëhet fjalë për 2.2 miliardë konsumatorë potencialë. Afrimi i qeverisë May me Kinën përbën pikërisht nisjen e kësaj strategjie. Bota financiare nuk dorëzohet edhe përballë provave, por tani, alarmet e saj kanë nisur ta humbasin efektin. /IlGiornale – www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button