Analiza

Pse cilësohet fyes publikimi i imazheve të profetit Muhamed?

Screen Shot 2015-05-05 at 21.26.22

Kundërshtimet ndaj portretizimit të Muhamedit janë “të rrënjosura në nocionin e adhurimit të idhujve” – thonë njohësit e thellë të fesë islame. Mosmiratimi mysliman, mbi përshkrimin e profetëve shtrihet edhe mbi Jezusin dhe Moisiun. Në moshën e globalizimit, jo-myslimanët dhe kritikët e Islamit janë ndjerë të lirë ta përshkruajnë Muhamedin

– “CNN” –

Dhuna ndaj publikimit të pamjeve të Profetit Muhamed, mund të shastisë shumë jomyslimanët, por flet për një parim qëndror të Islamit: adhurimin vetëm të Zotit. Ndalimi i përshkrimit të imazhit të profetit, filloi si një përpjekje për të shmangur adhurimin e idhujve, dukuri kjo tejet e përhapur në vendlindjen arabike të Islamit.

Por në vitet e fundit, ky lloj ndalimi ka marrë një “revansh” vdekjeprurës. Një nga parimet kryesore të Islamit, është se Muhamedi ishte një njeri, jo Perëndia, dhe se portretizimi i tij mund të çojë në përkuljen ndaj tij, në vend se ndaj Allahut. “E gjithë kjo është rrënjosur në nocionin e adhurimit të idhujve” – thotë për CNN, Akbar Ahmed, i cili drejton departamentin e Studimeve Islame në Universitetin Amerikan. “Në Islam, nocioni i Zotit kundrejt çdo përshkrimi të tij apo ndonjë figure të shenjtë, është shumë i fortë” – shton ai.

Profeti foli vetë kundër pikturimit të imazhit të tij
Në disa mënyra, Islami ishte një reagim ndaj krishtërimit, të cilin myslimanët e hershëm besonin se kishte humbur, për shkak të konceptimit të Krishtit jo si njeri, por si një Perëndi. Ata nuk duan që e njëjta gjë të ndodhë edhe me Muhamedin. “Vetë profeti ishte i vetëdijshëm se nëse njerëzit do ta shihnin fytyrën e tij të portretizuar nga njerëzit, ata do të fillonin së shpejti të binin përmbys para tij. Pra, ai vetë ka folur kundër imazheve të tilla, duke thënë: “Unë jam vetëm një njeri” – deklaron Ahmed.

“Në një ironi të hidhur, sulmet ndonjëherë të dhunshme kundër portretizimeve të profetit janë lloj i kundërt i idhujtarisë, duke nderuar dhe vrarë në emër të mungesës së një imazhi” – shprehet Husein Rashid, profesor i studimeve islamike në Universitetin Hofstra në Nju York.

Nuk ka rëndësi e qeshura

Ndërsa Kur’ani, teksti shenjtë i Islamit, nuk e ndalon shprehimisht shfaqjen e pamjes së Muhamedit, shumica e myslimanëve në mbarë botën bashkëkohore i përmbahen

ndalesës, bazuar kryesisht në vendimet fetare nga dijetarët islamë. “Këtu përfshihen edhe prezantimet satirike moderne të Muhamedit”, thotë Rashid.

“Në kontekstin e Evropës, ku në shumë vende myslimanët ndjehen si të rrethuar, këto imazhe nuk janë parë si kritika, por si ngacmime. Dhuna si përgjigje është qartazi e gabuar dhe jo proporcionale. Megjithatë, kjo nuk ka të bëjë aq me zemërimin fetar, sesa me hakmarrjen” – shton ai.

Por edhe në Shtetet e Bashkuara, ku myslimanët janë relativisht të përshtatur me klimën, ekstremistët kanë kundërshtuar portretizimin e Muhamedit në “South Park”, shfaqje satirike me kartona, dhe pasuesen e

saj “Draw Mohammed Day” (Dita e Vizatimit të Muhamedit), që shpërtheu në një reagim të dhunshëm.
Ndalimi përfshin Jezusin dhe Moisiun Muhamed Maxhid, imam dhe ish-kreu i Shoqërisë Islame të Amerikës së Veriut, i tha CNN-it se ndalimi që myslimanët i bëjnë përshkrimit të profetëve, shtrihet deri tek Jezusi dhe Moisiu, të cilët Islami i trajton si profetë. Disa vende muslimane ndaluan filmat “Noah” dhe “Eksodi” këtë vit, pasi personazhet e tyre kryesore ishin profetët hebrenj.

Në xhamitë sunite, dega më e madhe e besimit islam, nuk ka asnjë imazh njerëzor. Hapësirat janë të dekoruara me ajete nga

Kur’ani. Por ka pasur raste historike të muslimanëve, që e përshkruajnë profetin, sidomos në degët shiite të Islamit, thotë Omid Safi, profesor i studimeve fetare në Universitetin Duke.

“Ne kemi patur pamje vizuale të profetit, në formën e miniaturave dhe fotove në kontekstin iranian, turk dhe atë aziatiko qëndror. Një kontekst i rëndësishëm, ku pamja e profetit nuk lidhet me imazhin e tij është ai arab” – shton më tej Safi. Xhohari Abdyl-Malik, imami i Qendrës Dar Al-Hixhra islame në Falls Church, Virxhinia, i tha CNN-it se piktura gjatë mësimeve të profetit, janë përdorur ndonjëherë për të mbushur boshllëqet e analfabetizmit. Edhe

riprodhimet historike të imazhit të Muhamedit nga artistë myslimanë, ishin të kujdesshme për të mos e pikturuar profetin në shumë detaje.

Muhamedi tregohet vetëm në hije

Për shembull, Ahmed i tha CNN, se artistët myslimanë në shekujt e XV dhe XVI mund ta përshkruanin profetin, por hasën shumë vështirësi për të shmangur vizatimin e fytyrës së tij. “Duhej të ishte sikur ai ishte të kishte një vel para fytyrës e tij, një mënyrë vërtetë ortodokse për të mos kundërshtuar. Kjo ishte zgjidhja që gjetën” – thekson ai. Në një film mysliman i quajtur “I Dërguari”, që ka qarkulluar në të gjithë botën myslimane në vitet ‘70 dhe ‘80, Muhamedi u shfaq

vetëm në hije. Në Kuran, nuk ka “asnjë deklaratë ku profeti kërkon që imazhi i tij të mos pikturohet” – deklaron Abdyl-Malik. Përkundrazi, mësimi në lidhje me imazhet vjen nga hadithi, një libër me thënie dhe veprime të Profetit Muhamed dhe shokëve të tij më të ngushtë. Hadithi konsiderohet dytësor, vetëm pas Kuranit në aspektin e autoritetit tekstual, por nganjëherë llogaritë kontradiktore, kanë shkaktuar ndër shekuj debate të shumta brenda ummetit, ose bashkësisë globale myslimane.

Dijetarët e fesë thonë se përgjithësisht kundërshtia për të portretizuar Muhamedin, nuk është shkelur gjatë shekujve të kaluar, për shkak të një hendeku mes vendeve

perëndimore dhe atyre me shumicë muslimane. Në epokën e globalizimit, jo- myslimanët dhe kritikët e Islamit, janë ndjerë të lirë ta përshkruajnë Muhamedin, duke përfshirë edhe mënyrat fyese. Për shembull, në vitin 2006, përshkrimi që një karikaturist danez i bëri profetit, veshur me një çallmë në formën e një bombe me fitil të ndezur, shkaktoi demonstrata në të gjithë botën.

CNN / a.g./Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button