Nga Stephen Dowling
Jam duke qëndruar jashtë shkollës fillore të fëmijërisë sime. Është një ditë plot diell, dhe jam i rrethuar nga shokët e mi të klasës. Janë ndoshta më shumë se 100 fëmijë. Kam një ndjesi tëzbehtë se disa nga mësuesit e mi ndodhen aty pranë, por vëmendja ime është tek dy të rritur, të cilët nuk i njoh.
Njeriu që shoh në detaje, i shkëlqejnë flokët në lentet e syzeve të tij. Ai mban një lloj pajisjeje që lëshon një tingul, të fortë. Ulem në gjunjë dhe mbyll me duar veshët. Të gjithë shokët e shkollës, po bëjnë të njëjtën gjë. Burri qesh në një mënyrë maniakale.
E kam parë këtë ëndërr gati 40 vjet më parë, por i kujtoj detajet e saj sikur të kishte ndodhur dje. Nëse më pyesni mua të tregoj ndonjë detaj nga një ëndërr që kam parë më herët gjatë kësaj jave, do të kem shumë problem në rikujtimin e plotë të saj.
Për shumë prej nesh, ëndrrat janë të vështira për t’u rikujtuar. Nëse jemi me fat, mund të kujtojmë vetëm imazhin më të shkurtër në dritën e ftohtë të ditës; edhe ata prej nesh që kujtojnë ëndrrat e kaluara në detaje të habitshme, mund të zgjohen disa ditë rresht me të njëjtin kujtim të asaj që patën ëndërruar.
Pyetjet pse shohim ëndrra, dhe nëse mund t’i rikujtojmë ato, janë të rrënjosura në biologjinë e trupave tanë të fjetur dhe në mendjen tonë të nënndërgjegjëshme. Gjumi është më i komplikuar nga sa mendonim dikur. Ëndërrimi është më i lidhur me gjendjen e gjumit të njohur si Lëvizja e Shpejtë Syri (REM).
REM është ndonjëherë i njohur si “gjumi i pasikonrinuzuar”, sepse mund të imitojë disa nga shenjat e të qenit zgjuar. Gjatë gjumit REM, sytë lëvizin shpejt, ka ndryshime në frymëmarrje dhe qarkullimin e gjakut, dhe trupi hyn në një gjendje paralize të njohur si atonia. Kjo ndodh në valët 90-minutëshe gjatë gjumit, dhe pikërisht në këtë fazë tenton të ëndërrojë truri ynë.
Gjatë fazës REM, ka një rrjedhje shtesë të gjakut në pjesë të rëndësishme të trurit tonë: lëvorja, mbush ëndrrat me përmbajtje, dhe sistemi limbik, përpunon gjendjen tonë emocionale. Ndërkohë që jemi në këtë gjendje të gjumit të ëndërrave, ato aktivizohen përmes një aktiviteti elektrik të furishëm.
Sidoqoftë, lobet frontale, të cilat drejtojnë aftësitë tona më jetike, qëndrojnë të qeta. Kjo do të thotë, që ne pranojnë shpesh verbërisht atë që po ndodh në këtë tregim shpesh absurd, derisa vjen koha për t’u zgjuar. Problemi është, sa më shumë që të grumbullohen imazhet, aq më e vështirë është që ne t’i kujtojmë ato.
Ëndrrat që kanë një strukturë më të qartë, janë shumë më të lehta për t’u kujtuar nga ne, thotë profesori i psikologjisë Deidre Barret. Por, ekziston edhe një përbërje kimike që është vendimtare, për të siguruar ruajtjen e imazheve të ëndrrave: noradrenalina.
Noradrenalina është një hormon që nxit trupin dhe mendjen të veprojë, dhe nivelet tona të këtij hormoni janë natyrisht më të ulëta gjatë gjumit të thellë. Francesca Siklari, një eksperte e hulumtimit të gjumit në Spitalin Universitar të Lozanës në Zvicër, thotë se ka përkufizime të qarta midis gjendjeve tona të zgjimit dhe të gjumit, dhe kjo nuk është rastësi. “Është ndoshta një gjë e mirë, që jeta në ëndërr dhe ajo zgjuar janë krejtësisht të ndryshme.
Unë mendoj se nëse ju kujtoni çdo detaj të një ëndrre, do të filloni t’i ngatërroni gjërat me atë që po ndodh në fakt në jetën tuaj reale”- thotë ajo
Ajo thotë se njerëzit që vuajnë nga çrregullime të gjumit, si narkolepsia, mund ta kenë të vështirë të tregojnë dallimin midis jetës së tyre zgjuar dhe asaj në gjumë, dhe kjo mund t’i bëjë ata të ndjehen të hutuar dhe të turpëruar. “Ka edhe njerëz që i mbajnë mend shumë mire ëndrrat e tyre, dhe ata të vërtetët fillojnë të eksportojnë kujtimet në ditën kur kanë ndodhur”- shton ajo më tëj.
Nuk është një rastësi që ëndrrat që kujtojmë, vijnë nga periudha të caktuara në ciklin tonë të gjumit, të ndikuara nga kimikatet që kalojnë përmes trupave tanë kur janë në gjumë. “Normalisht ne ëndërrojmë më gjallërisht gjatë gjumit REM, pikërisht atëherë kur nivelet e noradrenalines në tru janë të ulëta”- thotë ajo. Ne, mund të gjejmë veten duke ëndërruar pak para se të zgjohemi. Por, rutinat tona në mëngjes, na pengojnë të kujtojmë imazhet. Shpesh ne hutohemi pasi zgjohemi nga zilja e orës, që shkakton një kulm të niveleve tona të noradrenalinës, duke e bërë kësisoj më të vështirë kujtimin e ëndrrave tona.
“Ata që më pyesin se përse nuk mund t’i mbajnë dot mend ëndrrat e tyre, unë u them që kjo ndodh për shkak se ata bien në gjumë shumë shpejt, flenë shumë mirë, dhe zgjohen me zilen e tyre të alarmit”- thotë studiuesi i gjumit në Shkollën Mjekësore të Harvardit, Robert Stikgold. “Dhe përgjigjja e tyre zakonisht është: Si e dini këtë?”
Stikgold thotë se shumë njerëz i kujtojnë ëndrrat e tyre në gjumë, kur mendja fillon të endet, një proces i quajtur “ëndërrimi hipnagogjik”. Stickgold thotë se kreu një studim disa vjet më parë kur studentët në një laborator u zgjuan, vetëm pak kohë pasi ishin futur në gjendjen e gjumit. “Çdo njëri prej tyre e kujton ëndrrën që kishte parë”- thotë ai. “Kjo fazë është 5 apo 10 minuta pas rënies në gjumë. Nëse bie shpejt në gjumë – dhe këtë do e dëshironim të gjithë- nuk do të kujtoni asgjë nga ajo pjesë e ciklit tuaj të gjumit”- thekson ai.
“BBC” – Bota.al