Qeveria katalonjase po përgatitet që më 1 tetor ta mbajë referendumin për ndarje nga Spanja, akt për të cilin thotë se do të jetë i detyrueshëm juridikisht. Katalonjasit do të pyeten nëse dëshirojnë të krijojnë republikë të pavarur.
Mirëpo, ekziston një problem: Kushtetuta demokratike e Spanjës e vitit 1978, e cila është miratuar nga më shumë se 90% e votuesve katalanas, u jep rajoneve autonomi të gjerë, por shpall “unitetin e pandashëm të kombit spanjoll”.
Katalonja ka 7.5 milionë banorë (16% të popullsisë së përgjithshme të Spanjës) dhe përbën 19% të GDP-së kombëtare, si njëri ndër rajonet më të pasura spanjolle.
Është pjesë e Spanjës që nga shekulli 16, por ka kulturën dhe gjuhën e vet.
Deri vonë, nacionalistët katalanas të udhëhequr nga Carles Puigdemont ishin të kënaqur me qeverisjen. Por, dy gjëra ndikuan që të ndryshojë kjo.
Së pari, gjykata Kushtetuese e Spanjës refuzoi pjesët e statutit të ri që do t’i jepte Katalonnjës më shumë autonomi.
Së dyti, politikanët nacionalistë në Barcelonë kanë arritur sukses në orientimin drejt Madridit të mllefit popullor, që u përshkallëzua pas krizës ekonomike, e cila erdhi si rezultat i masave të ashpra të kursimit pas vitit 2009.
Sipas një testimi të opinionit publik, aktualisht 41% e katalanasve janë pro pavarësisë.
Qeveria e Spanjës e ka pranuar se pas referendumit do t’i diskutojë ndryshimet kushtetuese me qëllim që ta mbajë Katalonjën brenda sistemit shtetëror. / Bota.al