Shendeti

Pse femrat kanë më shumë gjasa të vuajnë nga Covid-19 për një kohë më të gjatë sesameshkujt

Një studim i ri i botuar së fundmi në revistën Current Medical Research and Opinion,zbuloi se femrat kanë në mënyrë të konsiderueshme më shumë gjasa të vuajnë nga Covid-19 për një kohë të gjatë sesa meshkujt, dhe do të përjetojnë simptoma që janë në thelbtë ndryshme.Covidi i Gjatë”, është një sindromë në të cilën komplikacionet vazhdojnë më shumë se 4 javë pas infeksionit fillestar të COVID-19, ndonjëherë edhe për shumë muaj.Studiuesit nga kompania “Johnson & Johnson, të cilët kryen analizën e të dhënave nga rreth 1.3 milionë pacientë, vunë re se femrat me Covidin e Gjatë shfaqnin një sërë simptomash, duke përfshirë ato në vesh, hundë dhe fyt, çrregullime të humorit, probleme neurologjike,probleme të lëkurës, gastrointestinale dhe reumatologjike; si dhe lodhje fizike.

Ndërkohë pacientët meshkuj, kishin më shumë gjasa të përjetonin çrregullime endokrine

si diabeti dhe çrregullimet në veshka. Njohuria rreth dallimeve themelore gjinore që mbështesin shenjat klinike, përparimin e sëmundjes dhe pasojat shëndetësore të Covid-19 janë thelbësore për identifikimin dhe hartimin e terapive më efektive” shpjegojnë autorët.

Ata theksojnë se dallimet në funksionin e sistemit imunitar midis femrave dhe meshkujve,mund të jenë një faktor i rëndësishëm i dallimeve gjinore në sindromën e Covidit të

Gjatë. Femrat kanë përgjigje imunitare më të shpejta dhe më të forta të lindura dhe adaptive, të cilat mund ti mbrojnë ato nga infeksioni fillestar dhe ashpërsinë e tij. Por po ky dallim,mund ti bëjë femrat më të ndjeshme ndaj sëmundjeve të zgjatura autoimune.

Shumë studime kanë ekzaminuar dallimet gjinore në shtrimet në spital, sidomos në repartet e terapisë intensive, mbështetjen tek ventilatorët dhe vdekshmëria. Dallimet gjinore janë raportuar gjatë shpërthimeve të mëparshme epidemike koronavirusit. Por shumica e studimeve nuk vlerësuan dhe as raportuan të dhëna të ndara sipas gjinisë, gjë që i kufizoi njohuritë klinike specifike për gjininë, të cilat mund të ndikojnë në trajtimin e të sëmurëve”- thanë studiuesit.

Back to top button