Shumë njerëz pyesin se pse femrat preferojnë më tepër meshkujt e gjatë. Ky artikull do të mundohet t’i japë shpjegim kësaj pyetjeje me disa arsye kryesore.
1. Meshkujt e gjatë duken më mashkullorë. Mund të duket e pakuptimtë, por meshkujt e gjatë duken mëmashkullorë në sytë e femrave.
2. Femrat ndihen më të sigurta me meshkujt e gjatë. Vajzat, sidomos ato të shkurtrat, i shohin meshkujt e gjatë si mbrojtës dhe ndihen më të mbrojtura pranë tyre.
3. Meshkujt e gjatë mund t’i arrijnë më lehtë gjërat më të larta të shtëpisë. Kjo mund të duket argëtuese, por realisht ndodh kështu. Femrat e kanë më të lehtë të kenë pranë një mashkull të gjatë që i merr gjërat lehtësisht, se sa të hipin vetë në karrige për t’i marrë ato.
4. Ndikimi i medias e shton pëlqimin e femrave për meshkujt e gjatë. Reklamat, emisionet dhe rrjetet sociale që e nxisin togfjalëshin “vajzë e shkurtër – djalë i gjatë”, sigurisht e shtojnë fiksimin e femrave për meshkujt e gjatë.
5. Femrat mund të vëshin taka të larta pa problem. Është vërtet një problem për femrat të mos veshin dot taka, sepse duken më të gjata se mashkulli që kanë pranë. Me një mashkull më të gjatë, ato nuk e kanëkëtë problem.
6. Në sytë e femrave, meshkujt e gjatë duken më të fortë. Femrat tërhiqen nga fuqia dhe kur ato shohin një mashkull të gjatë, menjëherë e lidhin gjatësinë e tij me forcën.