Në ditët e para të revolucionit EuroMaidan, media, politikanët dhe publiku më i gjerë gjerman i panë ngjarjet në Kiev nëpërmjet syzesh të thjeshta dhe pozitive. Megjithatë, sapo u bë e qartë se një konflikt i pjekur plotësisht midis Rusisë dhe Ukrainës ishte i mundur, publiku gjerman me shpejtësi u kthye në reflekset e mirënjohura pacifiste të tij. Ky qe momenti kur qëndrimet proruse të publikut gjerman përkuan me interesat materialiste gjermane në shmangien e sanksioneve dhenjë interpretim të ngjarjes që u bë lehtësisht i influencueshëm ndaj propagandës ruse.
Gjatë krizës ukrainase, nga nëntori 2013 deri në de-eskalimin në Donbass, opinioni publik gjerman ishte ekspozuar ndaj 4 pikave të mëdha të kthesës që zbulonin tensione serioze në dy fronte: ndarje të thella në sondazhet e opinionit publik dhe tensioni midis opinionit publik dhe lëmshin dominues e interpretimeve mediatike për krizën. Megjithatë, çka është më e rëndësishmja është se Gjermania, e cila ka marrë një rol drejtues (në mos rolin drejtues) në Bashkimin Europian gjatë krizës së euros, e humbi pozicionin e saj udhëheqës për Shtetet e Bashkuara gjatë krizës ukrainase si rezultat i opinionit publik të përçarë të saj…