Horizonti.al

Pse graviteti mbetet ende një mister për ne?

Mënyra se si e shohim gravitetin po evoluon vazhdimisht, dhe me kalimin e kohës, ajo ka shkaktuar revolucione shkencore. Ndër të tjera, as gjenialiteti i Albert Ajnshtajnit nuk mjaftoi për të zbuluar të gjitha sekretet e tij.

Le të shohim sesi ka evoluar teoria gravitacionale përgjatë shekujve, duke filluar me Aristotelin, duke vazhduar me Isak Njutonin, Albert Ajnshtajnin, dhe me shkencëtarët aktualë. Cila do të jetë teoria e ardhshme e gravitetit?

Aristoteli (shek IV Para Krishtit)

Për Aristotelin, graviteti është cilësia e trupave që lëvizin natyrshëm në drejtimin nga lart-poshtë. Sipas tij,  dukuritë qiellore, të konsideruara si të një natyre të ndryshme, rregullohen nga ligje të tjera.

Isak Njutoni (viti 1600)

Ligji i Njutonit mbi gravitetin universal, bashkon dukuritë tokësore dhe qiellore me një formulim të saktë matematikor. Forca gravitacionale që ushtrojnë çdo dy objekte – planetet, yjet apo edhe gurët – mbi njëri-tjetrin është proporcionale me shumën e masave të tyre,pjesëtuar me distancën e ndërsjellë në katror. Ky ligj ka qenë aq i suksesshëm në përshkrimin e lëvizjes së yjeve dhe planetëve, saqë ka krijuar një pamje mekanike të Universit, që shihetsi një orë e madhe.

Albert Ajnshtajn (viti 1900)

Megjithatë për Njutonin, graviteti është një forcë e menjëhershme. Dhe kjo bie ndesh me parimin se asgjë nuk mund të përhapet më shpejt se sa shpejtësia e dritës. Zgjidhja vjen nga  ekuacioni i fushës së Ajnshtajnit, shumë më kompleks, që është edhe thelbi i Teorisë së Relativitetit të Përgjithshëm. Formula e re thotë se lakimi i hapësirë-kohës, përcaktohet nga shpërndarja e masës dhe energjisë në univers; dhe anasjelltas paraqitet deformimi i hapësirë-kohës i prodhuar nga Dielli dhe Toka.

Kush do të jetë trashëgimtari i Ajnshtajnit?

Ne e dimë që as Teoria e Relativitetit, nuk ofron një përgjigje përfundimtare për misterin e gravitetit. Problemi është se ekuacionet e Ajnshtajnit – të cilat i përshkruajnë aq bukur yjet dhe galaktikat – janë të papajtueshme me mekanikën kuantike apo teorinë kuantike – e cila përshkruan botën mikroskopike.

Për këtë arsye, për dekada me radhë shkencëtarët kanë kërkuar një formulim më të përgjithshëm, një gravitet kuantik të aftë të përshkruajë saktësisht se çfarë ndodh në brendësi të atyre që quhen si vrimat e zeza, dhe çfarë ndodhi gjatë Big Bengut, ku Teoria e Relativitetitka dështuar të japë një përgjigje.

Mendjet më të zgjuara të botës janë duke punuar ose kanë punuar për këtë gjë, nga StefënHouking tek Roxher Penrouz, nga Ed Uiten (me Teorinë e Fijeve) tek Karlo Roveli (me gravitetin e kaluar kuantik). Atëherë, kush do të jetë trashëgimtari i Ajnshtajnit?

Back to top button