Kuriozitete

Pse jemi xhelozë?

Darwini e quante xhelozinë “mbrojtje instinktive e çiftit”, dhe shkenca i jep të drejtë. Sipas psikologëve evolucionistë dhe neuroshkencëtarëve, xhelozia lind nga dëshira për të mbajtur çiftin të bashkuar dhe për të siguruar vazhdimësinë e gjeneve.

Kjo ndjenjë është e lindur dhe gjendet edhe te disa kafshë, si elefantët e detit, drerët dhe babuinët, që mbrojnë femrat e tyre. Shkencëtarët kanë identifikuar në korteksin ventromedial të trurit zonën që lidhet me xhelozinë dhe kanë zbuluar se burrat dhe gratë e përjetojnë atë ndryshe për arsye evolucionare. Burrat shqetësohen më shumë për mungesën e besnikërisë seksuale, ndërsa gratë për mundësinë e braktisjes emocionale, papsi ato duan që burrat të krijojnë dhe ruajnë familjen.

Megjithëse është një ndjenjë natyrale, xhelozia mund të bëhet patologjike, dhe sipas Universitetit të Pizës, kjo lidhet me nivelet e ulëta të serotoninës, një neurotransmetues që ndihmon komunikimin midis qelizave nervore.

Back to top button