Nga Luigi Daniele
“Linkiesta”
Rruga për arritjen e një marrëveshje përfundimtare midis socialdemokratëve, të gjelbërve dhe liberalëve për formimin e një qeverie të re në Gjermani, mund të jetë më e gjatë nga sa mendohej disa ditë më parë.
Të tria palët arritën relativisht shpejt një marrëveshje në parim, dhe më pas nisën të hartonin një program më të detajuar të koalicionit qeveritar, nëpërmjet angazhimit të një sërë grupesh pune, të cilat duhet të vazhdojnë punën deri të mërkurën, për t’i dhënë mundësi qeverisë së re që të marrë detyrën javën e parë të dhjetorit.
Por e mërkura e javës së kaluar ishte edhe dita e planifikuar për një përballje midis delegatëve dhe liderëve të respektuar të partisë, dhe nga të Gjelbrit pati disa kontestime të forta, të cilat kulmuan me deklaratat për shtyp të liderit të partisë Michael Kellner, sipas të cilit në negociatat e zhvilluara ka pasur “pak progres” lidhur me aspekte “substanciale”.
Ai iu referua qartazi debateve lidhur me angazhimet e qeverisë së re në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Dokumenti mbi të cilin po punojnë të tria forcat politike, do të përmbajë në fakt vetëm udhëzime të përgjithshme mbi këtë çështje, pa specifikuar objektiva më të qarta dhe të detyrueshme.
Për shembull, në negociata Të Gjelbrit do të punonin mbi emetimin e disa obligacioneve për disa sektorë, si transporti, duke u përplasur në disa pika me liberalët e FDP. Edhe Robert Habeck, bashkë–sekretar i partisë së bashku me Annalena Baerbock (kandidate për kancelare), kanë përsëritur disa herë në deklaratat e tyre televizive se çështja e klimës duhet të jetë një çështje qendrore për qeverinë e ardhshme.
Sipas tyre kjo e fundit duhet të “rikuperojë një deficit të madh”, duke pasur parasysh faktin se “sa më shumë kalojnë ditët apo muajt“, arritja e qëllimeve klimatike” bëhet edhe më e vështirë”. Duke pasur parasysh këtë skenar, Të Gjelbrit madje u kanë drejtuat edhe një letër organizatave të ndryshme mjedisore, që më vonë është publikuar nga “Reuters” dhe “Handelsblatt”, ku shkruhet se negociatat që janë në vazhdim, dhe se “ka ende shumë për të bërë, veçanërisht për mbrojtjen e klimës dhe biodiversitetit”.
Po ashtu theksohet se “në disa pika të veçanta” marrëveshjes mbi qeverinë e re “i mungon ende qartësia e nevojshme”. Por letra, e nënshkruar nga Baerbock dhe Habeck, shkon edhe më tej, deri aty sa t’u bëjë thirrje organizatave të ushtrojnë presion mbi SPD dhe FDP për “propozime më ambicioze” në luftën kundër ndryshimeve klimatike.
Sigurisht, pakënaqësia e Të Gjelbërve mbi mënyrën se si po vazhdojnë negociatat është reale,dhe nga ana tjetër është po ashtu e vërtetë se masat mbi klimën, janë pjesë e një tymnaje, siç është edhe lloji i marrëveshjes së arritur midis të tria palëve.
Dhe kjo kryesisht për shkak të vështirësisë mbi të rënit dakord mbi argumentin me liberalët nga njëra anë dhe midis Të Gjelbrve dhe SPD-së nga ana tjetër. Gjithsesi, rritja e e tensioneve brenda koalicionit, vjen gjithashtu edhe një sërë nevojash që kane Të Gjelbrit.
Para së gjithash, pasja e më shumë pushteti sesa FDP. Të dyja partitë morën rezultate të përafërta në zgjedhje, dhe falë qëndrueshmërisë së fituar në sondazhe, ato filluan konsultimet midis tyre, përpara se t’u drejtoheshin socialdemokratëve.
Por me liberalët Të Gjelbrit kanë disa pika mos-dakordësie:Habeck dhe Baerbock kërkojnë një angazhim më serioz për klimën, por kërkojnë gjithashtu që shpenzimet publike dhe taksat të vendosen në përputhje me këto objektiva. Qëndrime këto që bien ndesh me liberalët eLindner.
Njëkohësisht, këto të dyja forcat aktualisht po luftojnë fort për të marrë drejtimin e Ministrinë e Financave, që pretendohet nga Habeck por edhe vetë Lindner (një sondazh i kryer ërë së fundmi nga televizioni gjerman RTL, zbuloi se ky i fundit është më i favorizuar për marrjen e këtij posti).
Kushdo që do të fitojë, do të ketë sigurisht njëfarë ndikimi mbi drejtimin që do të marrë qeveria e ardhshme, dhe për Të Gjelbrit pasja e mundësisë që të vendosë se si do tëfinancohet arritja e qëllimeve klimatike, mund të përfaqësojë një fitore të madhe politike.
Gjithsesi duhet marrë në konsideratë edhe një plan më i brendshëm, që lidhet me rrezikun e prishjes së konsensusit mes elektoratit më besnik veçanërisht tani që duhen marrë përsipër përgjegjësitë e qeverisjes. Në zgjedhjet e fundit, Të Gjelbrit dolën në vendin e tretë, pas disa muajsh kur ata dukej se do të përbënin një surprizë të vërtetë për Gjermaninë.
Aktualisht, ata po ndikojnë në negociata më pak nga sa do të dëshironin. Pavarësisht afërsive të qarta me SPD-në, kancelari aspirant Olaf Scholz është i detyruar që t’i vazhdojë me kujdes negociatat për të shmangur prishjen e bisedimeve me liberalët, gjë që do ta bënte të pamundur formimin e një qeverie të re.
Ndër të tjera kjo nënkupton zvogëlimin e pretendimeve të Të Gjelbërve. Prandaj ekziston rreziku që kjo parti të mos jetë e aftë që të ndikojë realisht tek qeveria e re dhe tek programi i saj, duke zhgënjyer në këtë mënyrë disa nga votuesit e saj më besnikë.
Siç shkruante Charlotte Ëiedemann në gazetën gjermane “TAZ”, aktualisht Të Gjelbrit e kanë të vështirë që të arrijnë pritshmëritë që kanë ngritur ata vetë, duke e paraqitur veten si fituesit e mundshëm të zgjedhjeve, dhe duke krijuar përshtypjen se mund të jenë ata forca politike përcaktuese e një Gjermanie të re.
Ndërkohë sot e kanë të vështirë që të imponojnë hapjen e një debati mbi kufijtë e shpejtësisë së lejuar në autostrada (një temë kjo shumë e debatuar në Gjermani, dhe që për arsye mjedisore është identifikuese me Të Gjelbrit).
Por po aq i vërtetë është edhe fakti se FDP mbetet thelbësore për krijimin e një qeverie të re, po aq sa janë edhe Të Gjelbrit. Pra negociatat që po zhvillohen mund ta lejojnë këtë parti qëtë riafirmojë qendrën e saj përballë liberalëve, veçanërisht përballë SPD-së.
Një situatë kjo shumë delikate, në të cilën Olaf Scholz duhet të bëjë kujdes për të shmangur prishjen e koalicionit, çka do të ishte fatale për të krijimin e një bashkëqeverisje. Prandaj, paqëndrueshmëria e Të Gjelbërve mund t’i komplikojë marrëdhëniet midis koalicionit, duke i dhënë shtysë kështu një faze të re të negociatave qeverisëse, duke ngadalësuar kësisoj ecurinë e punës, dhe shtyrjen e afateve të caktuara për mbylljen e bisedimeve nga grupet e punës, dhe po ashtu edhe afatin për formimin e qeverisë së re.