“Mos i lejo dështimet të shkojnë në zemrën tënde dhe mos i lejo sukseset të shkojnë në mendjen tënde”, është shprehur aktori në fjalë. Por, a ke hequr ndonjëherë dorë nga ndonjë ëndërr jotja, thjesht sepse ke menduar se nuk do të korrje asnjëherë sukses? A ke ëndërruar ndonjëherë të jesh drejtori i një kompanie, por nuk ke hequr dorë as nga puna e tanishme? Me pak fjalë, a ke frikë nga dështimet? Më poshtë do të mund të lexosh disa mendime nga aktori Will Smith, se si dështimet duhet t’i pranosh, pasi mund të të ndihmojnë shumë në jetën tënde.
- Aty ku ka dështim, ka leksione.
Edhe pse mund të shkojë paksa në kundërshtim me natyrën tonë, ne duhet të ndihemi mirë edhe me dështimet, shpjegon aktori, pasi ato janë të vetmet që mund të na mësojnë gabimet tona dhe të na shtyjnë të ecim përpara në jetë, duke mos i bërë më gjërat e gabuara. Mbi të gjitha, ne duhet të kuptojmë se dështimet janë pikënisja e leksioneve në jetë, pasi përmes tyre ne e kuptojmë se ku kemi gabuar dhe rrjedhimisht krijojmë një ide edhe se si duhet të ecim në të ardhmen në jetë për t’i arritur gjërat që duam të arrijmë.
- Njerëzit e suksesshëm dështojnë më tepër nga sa korrin sukses.
Njerëzit e suksesshëm dështojnë pamasë, ata dështojnë shumë herë më tepër nga sa korrin sukses, por ata marrin leksionet e duhura prej dështimeve dhe përdorin energjinë dhe pjekurinë për të kaluar në një fazë tjetër të përpjekjeve për sukses. Ata dështojnë më tepër, sepse përpiqen më tepër. Edhe Mozarti, apo Beethoveni, të cilët janë mjeshtërit e muzikës klasike, kanë gjeneruar me qindra kompozime, por vetëm disa prej tyre u bënë kryevepra.
- Dështo në fillim, dështo shpesh, dështo edhe në vazhdim. Por kurrë mos u dorëzo.
“Duhet të përpiqesh në kufi të aftësive të tua. Duhet të përpiqesh deri në atë pikë, saqë do të të duket sikur do të dështosh”, ka thënë Will Smith. Por mos u shqetëso, ti ke për t’u forcuar akoma më shumë me çdo dështim që do të pësosh. Duke dështuar, do të kuptosh mirë se në cilat fusha duhet të përmirësohesh, ndaj bën mirë t’i mbash gjatë në mendje mësimet e Will Smith për të korrur suksese të mëdha në jetë.