Kripa vret disa lloje bakteresh, praktikisht duke thithur ujin prej tyre. Në një proces të njohur si osmoza, uji del nga një bakter në mënyrë që të balancojë përqendrimet e kripës në çdo anë të membranës së tij qelizore. Pa ujë, proteinat bakteriale siç janë enzimat nuk mund të funksionojnë dhe përfundimisht qeliza vdes. Disa baktere mund ta tolerojnë kripën; ata janë halotolerantë. Disa lloje të Staphylococcus, përgjegjës për infeksionet, helmimin e gjakut, madje edhe vdekjen, janë halotolerantë. Këta patogjenë kanë një sistem alarmi për kripën, që përdor molekula si sfungjerë për të parandaluar humbjen e ujit. /Bota.al
Less than a minute