Enciklopedike

Pse na pëlqejnë historitë e frikshme

Puna është se, ne kurrë nuk do të mund të marrim një përgjigje “reale” për pyetjen se pse duam të trembemi aq shumë. Mund të varet nga personi – a ju lë shikimi i një filmi të frikshëm të lehtësuar që zombët nuk janë të vërtetë, apo ju mban zgjuar gjithë natën, me frikën e fantazmave që vërtiten? Sido që të jetë, vetë akti i frikësimit mund të jetë shumë i kënaqshëm dhe mund të vijë deri në një përgjigje fiziologjike.

Duke shkruar për Inside Science, Astara March vuri në dukje se një takim i frikshëm në mënyrë të pashmangshme e përmbyt sistemin tuaj me adrenalinë, edhe pse ajo që po përjetoni nuk është aspak e rrezikshme. Kur ju shihni një akrep të vogël plastik përtokë, trupi juaj automatikisht përgatitet të reagojë, sikur të ishte vejusha e zezë. Ndoshta keni një frikë të veçantë nga merimangat dhe menjëherë largoheni. Kjo nuk ka të ngjarë t’ju lërë duke buzëqeshur dhe të gatshëm për më shumë frikë. Por nëse keni një reagim më të kontrolluar ndaj stimujve të frikës, atëherë një kontroll i shpejtë do të zbulojë se nuk jeni fare në rrezik. Pas kësaj, ju shijoni disa nga efektet anësore të vërshimit të adrenalinës, domethënë, një rritje të prodhimit të endorfinës.

Pra, ndoshta me të vërtetë e gjitha lidhet me hormonet. Nëse je tipi i personit që i pëlqen filmat e frikshëm, mund të jetë për shkak se keni “stërvitur” reagimin tuaj ndaj frikës, që të mos frikësoheni menjëherë sapo shfaqen zombiet në ekran. Dhe nëse i urren, ndodh se keni një prirje të natyrshme kundër njerëzve të frikshëm me maska dhe sharrë elektrike në dorë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button