Për të shmangur fatin e keq dhe uruar suksese, ne zakonisht prekim objekte prej hekuri. Po pse ky gjest? Bëhet fjalë për një zakon shumë të lashtë kryesisht të vendeve të Mesdheut, pasi vendet nordike kanë në fakt drurin si element fatsjellës, dhe që e ka orgjinën tek një legjendë angleze, me protagonist Shën Danstenit.
Thuhet se Djalli i maskuar iu shfaq Shën Danstenit, i cili ishte farkëtar me profesion, dhe i kërkoi t’i mbathë kalin e tij. Pasi e njohu, Shenjtori e trajtoi siç e meritonte duke e gozhduar me hekur e me goditje kaq të forta me çekiç sa që në fund djalli i ishte lutur të kishte mëshirë dhe të ndalonte. Duke mos e lejuar veten t’i dhimbsej, farkëtari, që më vonë u bë Kryepeshkop i Kantërbërit në vitin 959, i propozoi një kompromis: ai do ta linte të ikte, vetëm nëse në të ardhmen do të qëndronte larg shtëpive ku kishte të varur patkonj kuajsh.
Forma e një patkoi, e cila i ngjan paksa asaj të një unaze, do të kishte një vlerë magjike edhe për të mbajtur larg fatin e keq. Përveç patkoit që ende përdoret si një element fatsjellës, vlen edhe vetëm një gozhdë, përsa kohë hekuri është i lidhur me idenë e shpatës dhe armëve të zjarrit në përgjithësi, që siç e dini simbolizojnë mbrojtjen nga e keqja. Kështu edhe në besimin e përgjithshëm, mendohet se hekuri të mbron nga çdo e keqe. /bota.al