Kthimi në shkollë është jashtëzakonisht i vështirë për shumë studentë japonezë dhe kjo mund të shihet qartë nga statistikat e vetëvrasjeve që ndodhin çdo vit në vendin aziatik, të ofruara nga qeveria e Tokios.
Në Japoni, në fakt, data 1 shtator është data e zgjedhur nga të rinjtë për t’i dhënë fund jetës së tyre, më shumë se çdo ditë tjetër e vitit. Por nuk është thjesht ankthi i kthimit në shkollë që terrorizon studentët japonezë: fenomeni ka të bëjë me diskriminimin dhe ngacmimet e rrënjosura në sistemin arsimor kombëtar.
Sipas një libri të bardhë të botuar nga qeveria japoneze, që shqyrton të dhënat nga viti 1975 deri në vitin 2015, është pikërisht presioni i shkaktuar nga kthimi në bankat e shkollës, shkaku i vërtetë i kësaj ngjarje tragjike.
Ankthi i nxënësve që, pas një pushimi të gjatë veror, duhet të kthehen në detyrimet e tyre të shkollimit është aq thellësisht i rrënjosur në Japoni, saqë në gjuhën e tyre ka edhe një fjalë të posaçme për ta përshkruar: futoko, që fjalë për fjalë do të thotë “ai/ajo që nuk mund të shkojë në shkollë”. / Bota.al