Mënyra të shprehurit “ai ka një skelet në dollap” përdoret për të treguar një incident ose një fakt jetësor kompromentues dhe të turpshëm, që është më mirë të mbahet i fshehtë. Po cila është origjina e kësaj shprehje? Ajo rrjedh nga frëngjishtja “un squelette dans le placard” dhe nga anglishtja “A skeleton in the closet”, për dy arsye të ndryshme.
Origjina franceze është e lidhur me kreun e revolucionarëve Gabriel Honor dë Riketi, Konti dë Mirabo, protagonist i Revolucionit Francez. Pas vdekjes në vitin 1791, në dollapin e tij u gjetën dokumente sekrete që kishin të bënin me marrëveshje të fshehta të kontit me mbretin, me qëllim për t’iu kundërvënë edhe vetë Revolucionit. Ky episod u bë objekt satire në shtyp, me një ilustrim në të cilën Mirabo kishte marrë formën e një skeleti brenda dollapit për të ruajtur provat e mashtrimit të tij.
Hipoteza tjetër mbi origjinën e kësaj shprehje, duhet kërkuar në historinë e anglo-saksone. Faktikisht në Angli deri në vitin 1832, mjekët qenë në gjendje të kryenin studimet e tyre vetëm mbi kufomat e kriminelëve të ekzekutuar, dhe meqë nuk kishte shumë kufoma në dispozicion mbi të cilat mund të kryeshin autopsitë, ata filluan ti ruanin ato.
Pra skeletet nuk varroseshin por mbaheshin fshehtas në një dollap, për shkak se nuk ishte e lejuar të mbaheshin haptazi. Kjo është arsyeja pse fjala “ka një skelet në dollap”, mori një vlerë metaforike, duke treguar një të vërtetë të pakëndshme të fshehur shumë mirë.