Enciklopedike

Pse thuhet: “Të bësh avokatin e Djallit”?

Shprehja u përdor për të treguar përpjekjen e mbrojtjes së nj pozicioni kontrovers, apo mbështetjen e një pozicioni që bie ndesh me një të pranuar tashmë. Në origjinë, kuptimi i kësaj mënyre të shprehuri ishte që të mbaheshe pas pozitives dhe përshkruante figurën që kërkonte çdo element që ishte jo në favor të një propozimi, me qëllim arritjen e rezultatit më të mirë të mundshëm.

Figura e advocatus diaboli u krijua në vitin 1587 nga Papa Sisti V. Qëllimi i advocatus, i quajtur edhe “nxitës i besimit”, ishte që të mos zgjidheshin shumë kollaj shenjtorë dhe të bekuar. Funksioni i tij ishte që të gërmonte të gjithë problematikat që do të vinin në diskutim shenjtërimin e kandidatit. Detyra u ngarkua për një kohë të gjatë, deri në 1983, vit kur u eleminua nga Papa Gjon Pali II. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button