Your Life

PSIKOLOGJI / Etja jonë për famë dhe telashet që na shkakton

Ne jo gjithmonë ndihemi rehat kur ia pohojmë këtë miqve tanë, është me të vërtetë diçka e sikletshme. Por në mënyrë të fshehtë ideja e të bërit të famshëm, përmban një joshje të madhe

fameFama është diçka thellësisht tërheqëse, sepse të ofron përfitime shumë domëthënëse. Fantazitë kanalizohen pak e shumë tek kjo ide: kur je i famshëm, kudo që të shkosh, imazhi yt i mirë do të ndihmojë. Njerëzit do të mendojnë mirë për ty, për shkak se meritat e tua janë njohur më parë. Ju do të merrni buzëqeshje të ngrohta nga admirues të panjohur. Ju nuk do të keni nevojë ta bëni rastin tuaj një lloj eksperimenti që vlen për çdo rast tjetër. Kur ju jeni i famshëm, ju do të jeni i sigurtë se asnjeri nuk do t’iu refuzojë. Nuk keni aspak nevojë që të përpiqeni t’i pëlqeni çdo njeriu të ri që takoni.
Fama do të entuziazmojë dhe lumturojë edhe njerëzit e tjerë, edhe nëse ju nuk jeni i interesuar fare pak për ta. Ata do të jenë të gëzuar t’ju shohin në lajme. Ata do të kërkojnë të dalin një foto me ty. Ata ndonjëherë mund të qeshin me nervozizëm, ndërsa janë të eksituar për atë që po përjetojnë në atë moment. Për më tepër, askush nuk do të ishte në gjendje që t’iu thoshte diçka që do t’iu mërziste. Edhe kur ju nuk jeni i kënaqur me diçka, kjo do të shndërrohet në një problem të madh për të tjerët. Nëse ju deklaroni që dhoma juaj e hotelit është e degraduar, menaxherët do t’i kapte paniku. Ankesa juaj do të merrej shumë seriozisht. Lumturia, do të shndërrohej në fokusin  e përpjekjeve të gjithësecilit. Ju keni aftësinë të ndërtoni ose shkatërroni imazhin e njëerëzve të tjerë rreth e rrotull. Ju do të ishit shefi i madh.
Dëshira për famë i ka rrënjët e saj në eksperiencat e hidhura jetësore të braktisjes dhe lëndimit. Askush nuk do të donte të ishte i famshëm, nëse nuk do të kishte përjetuar në të shkuarën e tij, ndjesinë e të ndjerit jashtëzakonisht i parëndësishëm. Ne ndjejmë nevojën për një admirimim dhe vëmendje të madhe, kur jemi privuar me dhimbje, në të kaluarën nga një gjë e tillë. Ndoshta prindërit tanë, vështirë se i kuptojnë ndjesi të tilla. Ata nuk janë kurrë aq të vemendshëm, janë shumë të zënë me gjërat e tjera, të fokusuar tek njerëz të tjerë të famshëm, të paaftë të kenë apo të shprehin ndjenja pozitive, ose thjesht punojnë fort.
Nuk ka përalla apo ditare të rinj në shkolla që të mos nuk jenë subjekt i lavdërimit dhe admirimit të famës. Kjo është arsyeja, pse dikush ëndrrëron që një ditë bota t’i kushtojë vëmendje. Kur ne jemi të famshëm, prindërit tanë do të duhet të na admirojnë shumë (çka hedh dritë mbi një nga shenjat e mëdha të prindërimit të mirë: që fëmija juaj nuk ka dëshirë të jetë i famshëm). Por edhe në qoftë se prindërit tanë do të ishin të ngrohtë dhe plot me lavdërime, mund të ketë ende një problem. Mund të jenë shuplakat dhe indiferenca e botës mbarë (duke filluar nga oborri i shkollës) që është e patolerueshme pas gjithë atyre viteve miklimi në shtëpi. Dikush mund të ketë dalë nga ngrohtësia familjare dhe është lënduar për vdekje në një mënyrë që nuk mund t’i bëhet asnjë të huaji, duke e kuptuar këtë si një dicka që duhet pritur. Përvoja dërrmuese e poshtërimit mund të ketë qenë edhe e deleguar: një nënë shkarkohet në mënyrë të vrazhdtë nga puna, ndërsa babai është zënë diku me grushta. Ajo që është e përbashkët, për të gjitha ëndrrat e famës, është se njohja nga të panjohurit, rezulton si një zgjidhje efikase ndaj një lëndimi të pësuar.
Ajo e paraqet veten, si përgjigje të një nevojë të thellë për t’u vlerësuar e për t’u trajtuar me mirësi nga njerëzit e tjerë. Por fama ende s’mund të arrijë atë që është kërkuar prej saj. Vërtetë ajo ka avantazhe, të cilat janë të dukshme. Por ajo gjithashtu paraqet një seri të re disavantazhesh shumë serioze, të cilat bota moderne refuzon t’i shohë si të meta strukturore. Çdo person i ri i famshëm që bie nga vakti, prish imazhin publik ose humbet mendjen, gjykohet si një rast i izoluar, në vend se duke të cilësohet si një viktimë e një modeli të pashmangshëm brenda patologjisë që bart fama. Dikush dëshiron të jetë i famshëm, pa dëshirën për t’u treguar i sjellshëm me të tjerët. Por bota, nuk është në përgjithësi e sjellshme më të famshmit për shumë kohë.
Arsyeja themelore është se suksesi i një personi përbën poshtërim për shumë të tjerë. Fama e disa njerëzve, gjithmonë do kontrastrojë me lënien dhimbshëm në hije të shumë të tjerëve. Duke qenë i famshëm kjo shqetëson jo pak njerëz. Për një farë kohë, këto ndjesi mund të mbahen nën kontroll, por zilia nuk përgjumet për shumë kohë. Kur ne e imagjinojmë veten të famshëm, ne harrojmë se ajo është e lidhur pazgjidhshmërisht me të qenit shumë i dukshëm në sytë e disave, për t’i frustruar ata padrejtësisht, që të shohin si shkakun e besueshëm të poshtërimit të tyre: një simbol, sesi bota i ka trajtuar ato në mënyrë të padrejtë. Pra mjaft shpejt, bota do të fillojë të kërkojë nëpër çantat apo plehrat që hedhin të famshmit, ajo do të komentojë negativisht pamjen e tyre,  do të vendosë pengesat e saj, do të gjykojë marrëdhëniet e tyre, tallet me filmat e tyre të rinj.
Fama i bën njerëzit më shumë dhe jo më pak të prekshëm, sepse i lë ata zbuluar para një gjykimi të pakufizuar. Çdo njeri është i plagosur nga një vlerësim mizor i karakterit të tyre apo meritës. Por i famshmi ka një sfidë shtesë për të përballuar. Vlerësimet do të vijnë nga aradha e njerëzve që kurrë nuk do të guxojnë të të thonë në fytyrë, atë që mund ta shprehin fare mirë dhe mjaft të sigurtë nga redaksia e gazetës ose ekrani. Ne e dimë nga eksperienca se komenti negativ mund të marrë dhenë brenda një ose dy ditësh nga momenti kur është thënë. Rrjetet sociale nuk kanë ndihmuar në këtë drejtim. Përkundrazi, ato e kanë bërë shumë më të lehtë se më parë për t’u bërë i famshëm. Dhe po për këtë arsye, është shumë më e lehtë për t’u urryer.
Një i famshëm i mitur, tani mundet rregullisht të përballet me të gjithë sarkazmën që e vuanin mbi shpinë më parë vetëm yjet e Hollivudit. Psikologjikisht, të famshmit janë sigurisht njerëzit e fundit në këtë botë, që janë të përgatitur mirë, për t’u përballur me atë që janë duke përjetuar. Tek e fundit, ata u bënë të famshëm pikërisht për shkak se janë lënduar në të shkuarën, sepse ata e kishin cipën e hollë, sepse ata ishin në disa aspekte pak të sëmurë. Dhe tani larg kompensimit  të tyre në mënyrë të përshtatshme për “sëmundjen”, fama e përkeqëson atë në mënyrë eksponenciale. Të panjohurit do të shprehin mendimet e tyre negative në detaje, të  paaftë ose thjesht ata nuk duan të imagjinojnë se njerëzit e famshëm “kanë hemoragji” shumë më shpejt se kushdo tjetër. Ata madje mund të mendojnë se të famshmit nuk dëgjojnë (edhe pse asush nuk do të bëhej i famshëm, nëse nuk do të vuante nga një detyrim për të dëgjuar shumë). Frika që i druhet dikush (se njëri është budalla, i shëmtuar, jo i denjë për ekzistencë), do të aktivizohet çdo ditë do të konfirmohet nga të panjohurit. Dikush do të jetë i ekspozuar ndaj faktit se njerëzit kurrë nuk e kanë takuar, dikë që mund të ketë vetëm vullnetin e mirë. Njëri do të mësojnë se urrejtja e personalitetit të dikujt është – në disa qarqe – një distinktiv nderi. Ndonjëherë sulmet do të hedhin dritë në detaje. Në raste të tjera, ata do ta bënin të pakuptimtë për të gjithë ata që me të vërtetë e dinë një gjë të tillë. Por kritikat do të zënë vend në mendjet e njerëzve megjithatë dhe asnjë avokat, cështje gjyqësore apo magjistar nuk mund t’i fshijë ndonjëherë. Eshtë e panevojshme të thuhet, se një njeri i famshëm i lënduar, nuk do të meritonte simpatinë. Koncepti i vërtetë i një vip-i të lënduar është një shaka, gati si kalim nga një person mesatar tek trishtimi i një tirani. Për ta përmbledhur: fama në realitet do të thotë që ju të pranoni një marrëveshje të madhe – që ju nuk e merrni të mirëqenë, kuptoni, vlerësoni apo të dashur. Në një nivel individual, e vetmja strategji e pjekur është të heqësh dorë nga fama. Qëllimi që qëndron prapa dëshirës për famë mbetet i rëndësishëm.
Dikush ende dëshiron të ndihet i vlerësuar dhe të kuptohet. Por njeriu i mençur e pranon se të qëni tnjë njeri i famshëm në të vërtetë nuk të siguron këto gjëra. Vlerësimi dhe të kuptuarit janë në dispozicion tek individëve të di dhe të kujdeset për, jo nëpërmjet grupeve të një mijë ose një milion të panjohurve. Nuk ka rrugë të shkurtra tek miqësia e cila është ajo që personi i famshëm është në kërkimin. Për ata që janë tashmë të famshëm, e vetmja mënyrë për të qëndruar normal, është të ndalosh së dëgjuari atë që thotë bota për ty. Kjo vlen, si për gjëra të mira ashtu edhe për ato të këqija. Kjo është më mirë të mos dihet.
Personi i mençur e di se produktet e tij kanë nevojë për vëmendje. Por ata bëjnë një dallim të qartë në mes të nevojave thjesht praktike të marketingut dhe dëshirave intime për t’u pëlqyer dhe trajtuar me drejtësi dhe mirësi nga njerëz që nuk njohin. Në një nivel kolektiv apo politik ne duhet t’i kushtojmë vëmendje të madhe faktit se, sot, kaq shumë njerëz (sidomos të rinj) duan të jenë të famshëm dhe e shohin këtë të fundit si një kusht të domosdoshëm për një jetë të suksesshme. Në vend se të heqim dorë nga kjo dëshirë, ne duhet të rrokim kuptimin e saj themelor shqetësues: ata duan të jenë të famshëm për shkak se ata nuk janë duke u respektuar, sepse qytetarët kanë harruar se si të akordojnë me njëri-tjetrin shkallët e qytetërimit, vlerësimit dhe mirësjelljes që gjithkush e kërkon dhe e meriton. Dëshira për famë është një shenjë që një jetë e zakonshme ka pushuar së qënuri mjaft e mirë. Zgjidhja nuk është të inkurajojmë gjithnjë e më tepër njerëzit të bëhen të famshëm, por të bëhen përpjekje maksimale për nxitjen e sjelljeve më të mira dhe respektit për cilindo, në familje dhe komunitet, në vendin e punës, në politikë, media, në të gjitha sferat sidomos edhe në ato më modestet të jetës shoqërore. Një shoqëri e shëndetshme do të dijë të lërë mënjanë bindjen e kuptueshme, por të gabuar, se fama mund të garantojë mirësjelljen e një të panjohuri./philosopher’s mail/
a.g./www.bota.al

Ne jo gjithmonë ndihemi rehat kur ia pohojmë këtë miqve tanë, është me të vërtetë diçka e sikletshme. Por në mënyrë të fshehtë ideja e të bërit të famshëm, përmban një joshje të madhe

Fama është diçka thellësisht tërheqëse, sepse të ofron përfitime shumë domëthënëse. Fantazitë kanalizohen pak e shumë tek kjo ide: kur je i famshëm, kudo që të shkosh, imazhi yt i mirë do të ndihmojë. Njerëzit do të mendojnë mirë për ty, për shkak se meritat e tua janë njohur më parë. Ju do të merrni buzëqeshje të ngrohta nga admirues të panjohur. Ju nuk do të keni nevojë ta bëni rastin tuaj një lloj eksperimenti që vlen për çdo rast tjetër. Kur ju jeni i famshëm, ju do të jeni i sigurtë se asnjeri nuk do t’iu refuzojë. Nuk keni aspak nevojë që të përpiqeni t’i pëlqeni çdo njeriu të ri që takoni.

Leave a Reply

Back to top button