Lady Gaga është një nga personalitetet publikë sa të dashur, aq edhe të kritikuar për “çmenduritë” e saj lidhur me performancat, veshjet, apo sjelljet në shumë evenimente. Mirëpo thellë thellë, kushdo që e ndjek këtë artiste përtej performancave skenike, e di se sa zemër të madhe ka dhe se sa shumë i do ndjekësit e saj. Ajo ka qenë e bullizuar pamasë në fëmijëri dhe me daljen e këngës “Born this way”, vendosi të krijonte një fondacion në mbështetje të çdo të riu që ndihej ndryshe dhe ofendohej shumë nëshoqëri. Më poshtë do të mund të lexoni disa nga fjalët e saj, kur është pyetur mbi qëllimin e fondacionit dhe mbi arsyet se pse është falenderuese ndaj familjes së saj.
“Kur të bullizojnë, sidomos kur je e vogël, kalon momente vërtet të vështira. Mua personalisht këto ngjarje më kanë bërë të kem vetëm një objektiv: T’i tregoj personit që më ka bullizuar se e ka pasur gabim. Dhe në njëfarë mënyre, gjithë karriera ime është një përgjigje e gjithë ofendimeve të tilla nga ana e shoqërisë. Ama jam e vetëdijshme se nuk funksionon kështu për të gjithë njerëzit.
Sot jetojmë në një epokë të pushtuar nga rrjetet sociale dhe është gjithçka ndryshe për gjeneratat e reja. Për këtë arsye unë e binda veten se duhet të krijoja një organizatë për t’i ndihmuar të rinjtë e bullizuar. Me fondacionin “Born this way”, unë dhe stafi im po punojmë fort për ta ndryshuar këtë situatë. Duam ta jetojmë jetën me gjithë diversitetin që na ofron bota, qoftë në kulturë apo në përzgjedhjet që bëjmë. Ky përkushtim ma ka ndryshuar jetën, më ka bërë të ndihem më e denjë në shoqëri.
Familja ime më ka mësuar vlerat e paraardhësve të mi, të cilët i kanë pasur rrënjët e tyre në Itali. Puna e fortë, respekti dhe dashuria për familjen. Këto janë vlerat e vërteta të njeriut”. – Lady Gaga