Çdokush nga ne ka ëndrra në sirtar, të cilat dëshiron t’i realizojë sa më shpejt, sepse jeta është e shkurtër dhe ëndrrat duhet të pasojnë njëra tjetrën e të realizohen sa më shpejt. Mirëpo dëshira nuk mjafton. Dëshira mund të jetë thjeshta pika e fillimit, por kurrsesi jo rruga që duhet ndjekur në arritjen e ëndrrave dhe realizimin e tyre. Duhet punë, punë e fortë, pa pushim e pa ndalesë, edhe kur gjithçka duket si e pamundur apo e paarritshme për t’u realizuar.
Më lejo të të tregoj shkurtimisht historinë e një nga kompanive që sot është lider në fushën e teknologjisë. Bëhet fjala për Apple, kompania e cila u themelua nga Steve Jobs. Kompania në fillimet e saj pati dështime të njëpasnjëshme, aq sa kundërshtarët e Jobs përpiqeshin ta bindnin ta shiste kompaninë e të shpallte dështimin e saj. Ai nuk e bëri. Sot, pas shumë vitesh pune të një numri të pafund punonjësish, Apple është shndërruar në një lider të teknologjisë. Por pse? Cili ishte çelësi i suksesit të saj? Sigurisht që puna e pafund, këmbëngulja e Jobs dhe dëshira për të sjellë risi në treg.
Ky është vetëm një nga shembujt e suksesit. Jobs nuk kishte ndonjë mbështetje, madje ishte i varfër dhe vetëm dëshira për t’u bërë dikush dhe puna e pafund ditë e natë e bëri një nga personat më të famshëm e më të njohur. Ashtu siç ai përbën një shembull suksesi për gjithë njerëzimin, ashtu mund të bësh edhe ti. Nuk ka gjëra të pamundura, ka thjesht dëshira pak më të mëdha për përtaci e dembelizëm, të cilat mbysin dëshirat e vërteta për sukses. Qëndro mbi to, kupto se nuk po fiton asgjë. Përtacia e dembelizmi nuk janë gjë tjetër, veçse humbje kohe. Nuk të sjellin asgjë.
Ti je në rrugën e duhur. Të paktën, e di se çfarë dëshiron të arrish në jetë, ndërkohë që dikush tjetër është ende duke u përpjekur ta kuptojë këtë gjë. Mos e shpëdoro hapin e parë që ke hedhur, e aq më tepër, mos e shpërdoro kohën tënde. Koha është flori. Puno, puno fort, edhe kur të gjithë pushojnë, sepse vetëm kështu mund të arrish gjëra të mëdha. Ti mund t’ia dalësh!