Çfarë ndodh kur vdesim? E pra, kjo varet se ku përfundojmë. Një trup që ka qenë në frigorifer dhe është futur në një arkivol mund të kërkojë dekada për t’u dekompozuar plotësisht. Por në mjedis të hapur, trupi i njeriut mund të zhduket në vetëm pak muaj. Brenda pak minutash nga momenti i vdekjes, dioksidi i karbonit fillon të grumbullohen në gjak, duke bërë që qelizat të hapen dhe të nxjerrin nga vetja enzimat, të cilat tresin indet.
Brenda gjysmë ore, gjaku fillon të mblidhet në pikën më të ulët, ndërsa pjesa tjetër e trupit bëhet e bardhë. Më tej, jonet e kalciumit përhapen në qeliza duke shkaktuar kontraktimin e muskujve. Tre ditë më vonë, ndodh kalbëzimi, teksa mikrobet që jetojnë në zorrët tona nisin të zbërthejnë proteinat, duke krijuar një erë të padurueshme. Ata prodhojnë gazra që fryjnë trupin, i cili pas dy javësh pëson kolapsin. Mishi ynë konsumohet me shpejtësi nga bakteret dhe krimbat. Përfundimisht, pas disa muajsh apo vite, vetëm kockat mbeten – pa kolagjenin e tyre – i cili u dorëzohet baktereve dhe kërpudhave./bota.al