Histori

Pylli i tmerrit / Ja dokumenti që Stalini autorizoi masakrën e Katinit

Screen Shot 2016-04-14 at 08.52.20

Lajmi i parë i masakrës në Pyllin e Katinit u dha në prill të vitit 1943, kur gjermanët gjetën një varr masiv prej 4.500 ushtarësh polakë në Rusinë e pushtuar prej tyre. Zbulimi vuri jo pak në siklet qeverinë ruse. Moska iu përgjigj pretendimeve gjermane sipas së cilave masakra qe kryer nga policia sekrete sovjetike, duke thënë se vrasjet ishte kryer nga vetë gjermanët.

Në kuadër të luftës – aleatët po luftonin makinerinë naziste të luftës dhe Rusia ishte një aleate e çmuar – varianti gjerman nuk u pranua nga qeveria britanike dhe aleatët e tjerë. Megjithatë, gjatë epokës së Luftës së Ftohtë, versioni rus u shqyrtua imtësisht dhe madje u kërkuan shpjegime.

Deklarata e parë mbi atë që ishte gjetur në Pyllin e Katinit, u bë në Radion e Berlinit në 13 prill, 1943:

“Një raport na ka ardhur nga Smolensku, ku banorët lokalë u kanë treguar autoriteteve gjermane ekzistencën e një vendi, ku janë kryer ekzekutime masive nga ana e bolshevikëve, dhe ku mbi 10.000 oficerë polakë janë vrarë nga policia sekrete sovjetike. Autoritetet gjermane shkuan në një vend të quajtur Kodra e Dhive, një vendpushim rus për qëllime shëndetësore, që ndodhet 12 kilometra në perëndim të Smolenskut, nga ku u bë një zbulim i tmerrshëm”.

Screen Shot 2016-04-14 at 08.52.31Gjermanët pretenduan se gjetën një gropë 28 metra të gjatë dhe 16 metra të gjerë në Kodrën e Dhive, në të cilën gjendeshin 3.000 trupa të varrosur në 12 shtresa. Të gjitha viktimat mbanin veshur uniforma ushtarake; disa qenë të lidhur dhe të gjithë kishin të shtëna me pistoletë në pjesën e prapme të kokës. Gjermanët besonin se do të gjenin 10.000 trupa (prandaj dhe dhanë lajmin në radio), por në fund numri i përgjithshëm ishte 4.500.

Gjithashtu nazistët raportuar se trupat qenë në gjendje të mirë, dhe ata madje njohën mes viktimave gjeneral Smoravinskin. Toka kishte bërë një punë të madhe në ruajtjen e trupave dhe çdo dokumentacioni që gjendej me to. Megjithatë, çdo informacion në lidhje me këtë masakër dhe i bërë publik gjatë luftës, vinte nga ministria e propagandës e Gëbelsit dhe duhej të trajtohej si i dyshimtë nga aleatët.

Në janar të vitit 1943, rusët e kishin kthyer fatin e luftës me mposhtjen e gjermanëve në Stalingrad – një fitore që Çërçilli kishte kërkuar të festohej nga të gjithë aleatët. Prandaj çdo kritikë ndaj rusëve sado e moderuar qoftë në Pashkët e vitit 1943, nuk do të kishte qenë e pranueshme. Çdo lidhje mes masakrës dhe gjermanëve, do të ishte pranuar më lehtë nga të gjithë ata që luftonin kundër nazistëve.

Screen Shot 2016-04-14 at 08.52.36Por çfarë ndodhi saktësisht në Pyllin e Katinit? Kur forcat gjermane sulmuan Poloninë në shtator të vitit 1939, taktika e Blickrigut krijoi shumë të çara në mbrojtjen polake. Ndërkohë në 17 shtator, si pjesë e Paktit Ribentrop-Molotov, forcat ruse pushtuan edhe Poloninë. Udhëheqja sovjetike i bëri thirrje ushtarëve polakë të ngrihen kundër oficerëve të tyre dhe udhëheqësve politikë, si një ndëshkim për futjen e vendit në një luftë të padrejtë.

Oficerët dhe nënoficerët e kapur polakë nga Ushtria e Kuqe u arrestuan dhe internuan në Rusi.

Dihet tashmë se ata u dërguan në tre kampe – Kozelsk, Starobelsk dhe Ostashkov. Kozelsku kishte jo vetëm oficerë, por edhe pedagogë, mjekët, avokatë. Mes tyre gjendej dhe një grua, Janina Levandovski. Trupi i saj u gjet në Katin, i veshur me uniformën e Forcave Ajrore të Polonisë.

Që në fillim rusët u përpoqën të “ri-edukojnë” polakët në të 3 kampet. Brigadier Zarubin i Policisë Sekrete, u caktua në krye të këtij procesi. Por përpjekja e tij për të promovuar mënyrën sovjetike të jetës ndoshta nuk kishte asnjë shans. Polakët në kamp e kishin të ndaluar të thoshin fjalën Meshë – gjë që për një komb të devotshëm katolik qe një goditje e madhe, dhe thuajse me siguri ajo përmendej në fshehtësi. Duket se Zarubin e raportoi dështimin e tij në Moskë, dhe menjëherë pas kësaj një colonel i vizitoi të 3 kampet, dhe më pas grupe të burgosurish filluan të merren dhe dërgohen në një destinacion të panjohur. Në prill të vitit 1940, të treja kampet u boshatisën në të njëjtën kohë.

Në 22 qershor 1941, Gjermania naziste nisi “Operacionin Barbarosa”. Ushtria gjermane shpartalloi ushtrinë ruse dhe depërtoi thellë në Rusi. I alarmuar, Stalini urdhëroi një amnisti për të gjithë të burgosurit polakë, të cilët qenë të gatshëm të luftonin kundër gjermanëve. Në 14 gusht, u nënshkrua një marrëveshje ushtarake polake-sovjetike.

Megjithatë, askush nuk fliste për fatin e oficerëve të mbajtur në Kozelsk, Starobelsk dhe Ostashkov. Vetë Uinston Çërçilli e përshkruante sikletin që një qëndrim i tillë shkaktoi tek autoritetet ruse. Qeveria polake në mërgim, me bazë në Londër, qe veçanërisht e shqetësuar, duke kërkuar nga  rusët të tregonin se nuk ndodheshin ata njerëz.

Stalini dha dy përgjigje. Fillimisht, ai deklaroi se polakët ishin larguar drejt Mançurisë në Kinë. Megjithatë, autoritetet në Moskë – efektivisht vetë Stalini – pretenduan më pas se polakët u mbajtën në territorin e pushtuar nga gjermanët, dhe se vetëm këta të fundit mund të dinin vendndodhjen e tyre. Kjo do të bëhej përgjigja standarte e Moskës për problemin – përgjegjës ishin gjermanët.

Banorët vendas e dinin se Pylli i Katinit qe një zonë e përdorur prej shumë vitesh nga policia sekrete, për të ekzekutuar ata që ishin kundërshtarë të Stalinit. Që në fillim të vitit 1929, policia e fshehtë sovjetike kishte ndërtuar një daça, duke e rrethuar me tela me gjemba dhe roje të armatosura. Për të mbajtur larg vendasit, policia përdori edhe qentë roje për të patrulluar perimetrin e daçës.

Në 16 korrik 1941, Smolensku ra në duart e gjermanëve. Autoritetet ruse u laguan nga Katini, ndërsa një vit më parë polakët nga Organizata Todt mbërriti në zonë për të mbledhur çdo lloj mbetje. Teksa po punonin në Kodrën e Dhive, ata gjetën trupin e një oficeri të vdekur polak, i cili u varros më pas në mënyrë dinjitoze. Megjithatë, dimri i viteve 1942-43 ishte i ashpër dhe terreni në Kodrën e Dhive ngriu.

Në pranverën e vitit 1943, Ivan Krivozertzev, një banor vendas lexoi një artikull në gazetën ‘Novyj Put’ mbi Gjeneralin Sikorski dhe kërkimet e tij për mijëra oficerë polakë të zhdukur. Pavarësisht komunizmit në Rusi, Krivozertzev kishte ruajtur bindjet e tij fetare dhe ai rikujtoi

atë çfarë kishte parë në Smolensk në vitin 1940. Ai kujtonte vagonët e trenave që mbërrinin në stacionin e Smolenskut, por që më pas devijoheshin, si dhe grupe njerëzish të shoqëruar nga roje të armatosura.

Krivozertzev kishte parë të burgosurit ‘normalë’ t’i largonin nga qyteti i Smolenskut në kamionë, ku kishte edhe lopata e kazma. Krivozertzev shkoi tek gjermanët, dhe u tha se besonte që oficerët polakë gjendeshin të vrarë në Kodrën e Dhive. Gjermanët shkuan në pyll dhe gërmuan dheun mbi të cilin ishin mbjellë pemë të reja bredhi. Unazat në brendësi të tyre tregonin se ato qenë mbjellë në prillin e vitit 1940.

Moska e mohoi gjatë gjithë Luftës së Ftohtë autorësinë mbi atë masakër. Kjo deri në vitin 1990, kur autoritetet ruse pranuan se përgjegjëse kishte qenë policia sekrete sovjetike. Hapja e arkivave u shoqërua me publikimin e memorandumit sekret të nënshkruar nga Stalini në vitin 1940, që autorizonte ekzekutimin e oficerëve polakë:

Top Sekret

Nga Komiteti Qëndror i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik për shokun Stalin

Në kampet e NKVD dhe në kampet perëndimore të Ukrainës dhe Bjellorusisë ka aktualisht një numër i madh ish-oficerësh të ushtrisë polake, policisë, agjensive të zbulimit, anëtarët e partive nacionaliste dhe kundërrevolucionare polake, pjesëmarrës në organizatat e fshehta rebele dhe kështu me radhë.

Të gjithë ata janë armiq të betuar të pushtetit sovjetik, dhe me plot urrejtje për sistemin tonë. Oficerët dhe policët që ndodhen në këto kampet po përpiqen të vazhdojnë veprimtarinë e tyre, dhe bërë propagandë anti-sovjetike. Secili prej tyre është thjesht duke pritur që të lirohet, në mënyrë që të ketë mundësi t’i bashkohet në mënyrë aktive në luftën kundër pushtetit sovjetik. Agjentët e NKVD-së kanë zbuluar një numër organizatash rebele. Në secilën prej këtyre organizatave ish-oficerët e ushtrisë ushtrisë polake, kanë luajtur një rol aktiv udhëheqës.

Nënshkrues Stalin, Voroshilov, Molotov, Mikojan, Kalinin, Kaganoviç.

Në shqip nga www.bota.al

Screen Shot 2016-04-14 at 08.52.53

Leave a Reply

Back to top button