Thenie

“Qaj sa të duash, por kur të mbarosh sigurohu të mos qash më për të njëjtën arsye!”

“Të jesh vetvetja është gjithçka që të duhet. Nëse do t’i bësh përshtypje dikujt, mos u shtir si askush tjetër. Thjesht ji vetvetja”.

“Mos shiko asnjëherë pas. Nëse Hirushja do të shihte pas dhe do ta merrte këpucën e humbur, nuk do ta kishte njohur asnjëherë princin e saj”.

“Nëse ti e njeh veten tënde, nëse e di se kush je, do të mundesh të mënjanosh nga vetja gjithë negativitetin rretherrotull. Ta premtoj që kështu ndodh”.

“Unë jam njeri. Nuk jam perfekte. Unë bëj gabime gjithë kohës, por mendoj se duhet t’i mbaj ato gabime për veten time dhe më duken mjaft mirë për t’i bërë, pasi tregojnë se unë jam njeri. Unë thjesht përpiqem të bëj më të mirën për fansat e mi”.

“Njerëzit do të përpiqen të të rrëzojnë gjatë rrugës tënde të suksesit, por kjo gjë do të të bëjë ty një person më të fortë”.

“Ti nuk përkufizohesh si njeri nga një foto Instagrami, nga komentet apo pëlqimet. Këto nuk të përkufizojnë ty”.

“Ajo që të bën ty ndryshe nga të tjerët, është ajo gjë që të bën të ndihesh më e bukur”.

“Njerëzve që u përpoqen të më rrëzonin, thjesht u them faleminderit që më bëtë më të mirë”.

“Nuk duhet të ndihesh keq nga fjalët që të thonë të tjerët, sepse është normale që nuk do t’i bësh të gjithë të lumtur”.

“Çdo gjë ndodh për një arsye. Mëso të rritesh në çdo moment”.

“Qaj sa të duash, por sigurohu që kur të mbarosh, të mos qash më për të njëjtën arsye sërish”.

 

Leave a Reply

Back to top button