Motivuese

Qëllimi, vëmendja dhe veprimi janë tri parimet bazë të suksesit…

Njerëzit përherë pyesin se cilat janë parimet kryesore të suksesit. Nuk ka rëndësi se në çfarë fushe apo profesioni je, parimet kryesore të suksesit janë qëllimi, vëmendja dhe veprimi. Gjithçka nis me një qëllim të caktuar. E vërteta është se në ditët e sotme ne e dimë shumë mirë se çfarë po bëjmë, por nuk e kuptojmë synimin se pse po e bëjmë. Duhet të kalosh pak kohë duke menduar se çfarë të motivon, se çfarë të shtyn të bësh gjërat që po bën. Qëllimi është gjëja kryesore që qëndron pas gjithçkaje që ne bëjmë. Nëse ke një qëllim të fortë për të bërë diçka, nuk ke nevojë për energji, apo motivim, apo frymëzim për të ecur përpara, sepse është pikërisht synimi yt ai që bëhet fuqia jote. Kur gjërat të vështirësohen, do të jenë qëllimet që ti i ke vendosur vetes ato që do të të udhëzojnë se si t’ia dalësh mbanë. Pa qëllime, është e pamundur të vazhdosh përpara dhe të vazhdosh të vetëpërmirësohesh.

Parimi i dytë është veprimi, veprimi strategjik. Për të krijuar diçka të madhe, nuk duhet vetëm të dish se çfarë të bësh, por edhe se çfarë nuk duhet të bësh. Shumicën e kohës ne harxhojmë kohë dhe energji me situata që nuk na ndihmojnë të rritemi e të përmirësohemi. Ekziston një mospërputhje mes asaj ku ne duam të jemi dhe asaj ku ne jemi tashmë. Duhet të fillojmë ta bëjmë diçka, sepse ndonjëherë pëlqimi për diçka fillon nga të bërit e asaj gjëje vazhdimisht. Shumë gjëra mësohen pikërisht duke vepruar. Nis të vendosësh në praktikë gjërat, të cilat i synon t’i arrish.

Parimi i tretë është vëmendja. Pa treguar vëmendje, është e pamundur të bësh diferencën, apo të arrish synimet e tua, sepse vëmendja dhe përqendrimi na ndihmojnë të përformojmë në një nivel më të mirë. Bruce Lee ka thënë: “Unë nuk i frikësohem atij që ka provuar njëherësh 10.000 stile, por atij që e ka provuar një stil 10.000 herë”. Është pikërisht vëmendja dhe përqendrimi që ti tregon për diçka, që të ndihmon ta perfeksionosh atë gjë.

Ndaj, nëse diçka nuk po shkon siç duhet, kërkoje përgjigjen tek synimet e tua, tek veprimet e tua dhe tek vëmendja që i kushton çdo gjëje. Mark Tuen ka thënë: “Dy ditët më të rëndësishme të jetës tënde janë dita kur ti lind, dhe dita kur ti kupton se pse ke lindur”.

Leave a Reply

Back to top button