Motivuese

“Qetësohuni. Çdo gjë do të shkojë mire”. Fjalimi më i bukur motivues nga Oprah Winfrey

Fjalimi i mëposhtëm është shkëputur nga ceremonia e diplomimit të studentëve të Harvardit, ku ishte e ftuar edhe Oprah Winfrey. Ajo mbajti një fjalim motivues për të rinjtë dhe për jetën që i pret përpara.

“Në të vërtetë ne jemi të gjithë njësoj. Ju nuk e dini këtë, jeni të hutuar, stresoheni gjatë gjithë kohës, duke dashur që diçka të jetë ajo që nuk është. Martoheni me personin e gabuar, lidheni me personin e gabuar, nisni një punë të gabuar. Mirëpo gjithçka të çon në të njëjtën rrugë. Nuk ka rrugë të gabuara. Nuk ka asnjë. Nuk ka asgjë të tillë si dështimi në të vërtetë, sepse dështimi është pikërisht ajo gjë që përpiqet t’ju lëvizë në një drejtim tjetër. Ju përfitoni aq shumë nga humbjet tuaja, sa fitoni edhe nga fitoret tuaja, sepse humbjet janë atje për t’ju mbajtur zgjuar.

Qetësohuni. Çdo gjë do të shkojë mirë. Me të vërtetë do të shkojë mirë, sepse edhe nëse keni marrë një vendim të gabuar së fundmi, mund ta ndreqni atë. Keni gjithë jetën para për të gabuar, për të mësuar dhe për të ndrequr gabimet tuaja. E rëndësishmë është të mos demoralizoheni. Kur ndiheni keq, pyeteni gjithmonë veten se si të dilni nga një situatë e tillë. Nuk duhet ta lejoni veten tuaj të përkufizoheni nga dështimet apo gabimet tuaja, përkundrazi, duhet t’i përdorni dështimet dhe gabimet si shtysë për t’ju nxitur të merrni hapa më të sigurtë në të ardhmen”.

Back to top button