Qendra Nigeriane për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC) thotë se të paktën 812 mjekë janë infektuar me koronavirus.
Kryeshefi Ekzekutiv Chikwe Ihekweazu tha të martën se 29 prej punonjësve të infektuar shëndetësor janë pjesë e stafit të agjencisë. Nigeria ka konfirmuar deri më tani 10,819 raste të infektuara dhe 314 vdekje. Në prill, Shoqata Mjekësore Nigeriane i’a atribuoi infeksionin e punonjësve shëndetësorë mungesës së mbrojtjes së duhur. Por Z. Ihekëeazu tha se qendra kishte shpërndarë 40,000 pajisje mbrojtëse personale (PPE) për punëtorët. Sindikatat e punonjësve shëndetësorë në disa shtete kanë kërcënuar të fillojnë grevat për shkak të mungesës së mjeteve dhe mbrojtës së përshtatshme.
Ndërkohë, qeveria ka ndryshuar direktivën e saj të mëparshme që ndalonte spitalet private të trajtojnë pacientët me Covid-19. Ajo ka kërkuar nga spitalet private të regjistrohen në instancat përkatëse shtetërore dhe të sigurojnë trajnimin dhe aftësimin e duhur të stafit. BBC / bota.al