Mistere

Qytetërimi Mikenës, misteri i zhdukjes. Pushtimi nga Dorianët

Detarë edhe luftëtarë, rreth 1450 para Krishtit, këta popuj indo-evropianë, paraardhës të grekëve të lashtë, që kishin përparuar tashmë në Greqinë kontinentale, popullonin pallatet e Knossosit dhe Festos në Kretë, duke zëvendësuar Minoanët. Nuk zgjati shumë: rreth vitit 1200 para Krishtit, Mikenasit duhej të përkuleshin para bastisjeve të atyre, që tekste e lashta i përcaktojnë si “popujt e detit”: tabletat në Linearin B, shkrimi i tyre, përshkruajnë në fakt në këtë periudhë, përgatitjet e mëdha ushtarake për të mbrojtur bregdetin. Ata u pushtuan edhe nga Dorianët, një popullsi me origjinë ballkanike. Në foto Porta e Luanëve, një nga mbetjet dhe monumentet më të famshme arkeologjike të qytetit të Mikenës. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button