Tre kilometra nga kulla e Pizës gjendet një qytet i vogël i së ardhmes. Një aplikacion kontakton ata që duhet të shkojnë për të punuar në të njëjtin vend, dhe i fton ata të ndajnë mjetet e transportit. Një tjetër u tregon shoferëve nëse ka ndonjë parkim të lirë për makinat. Një i tretë u tregon rrugën më të shkurtër për mbërritur në zyrë.
Një rrjet sensorësh mban nën kontroll konsumin energjik të ndërtesave:fik ngrohjen kur nuk bën ftohtë dhe ndez dritat kur duhen. Tani për tani, bëhet fjalë vetëm për një eksperiment të kryer nga Këshilli Kombëtar i Kërkimit në zonën e tij kërkimore në hyrje të Pizës, por premton që shumë shpejt të eksportojë rezultatet e tij edhe në qytetet reale, ato të mbytura nga smogu dhe trafiku, që shpërdorojnë energji elektrike dhe naftë, aty ku gjetja e sportelit të duhur për që paguar një gjobë të prapambetur është një kalvar i vërtetë.
Nga xhungla e asfaltit në një qytet të zgjuar, metamorfoza e qyteteve është gjithnjë më shpesh një çështje e teknologjisë. Ka ndodhur në Singapor, sikurse rrëfen Wall Street Journal, që e përfshin (se bashku me Hjustonin, Medelinin, Detroitin dhe Vankuverin) në mesin e 5 metropoleve, të cilat udhëheqin në nivel global inovacionin urban.
Qyteti aziatik është shndërruar në një shembull për ata që duhet të menaxhojnë burimet e kufizuara, nga uji tek toka. Gjithccka filloi duke u kërkuar një tarifë shoferëve që kërkonin të hynin në qendër të qytetit në pikun e trafikut. Tashmë mendohet që të gjitha makinat të pajisen me një sistem satelitor, i cili do të përcaktojë koston e biletës në raport me kohën dhe të trafikun. Por sfida e vërtetë është ajo e ujit, të cilin Singapori e eksporton kryesisht nga Malajzia. Janë vënë në funksion dy shkripëzues, që çdo ditë përpunojnë rreth 400 milionë litra dhe i rrikthejnë në ujë të pijshëm për përdorim urban.
Mblidhet edhe uji i shiut dhe riciklohet në ujë të pijshëm, përmes një sistemi filtrash dhe rrezesh ultravjollcë që sipas autoriteteve lokale, arrijnë të shndërrojnë në ujë të pijshëm edhe atë që shkarkohet në banjo. Pavarësisht garancive, banorët preferojnë gjithësesi ta përdorin tek sistemet e ajrimit të kondicionuar të zonës industriale.
Nju Jorku, metropoli tjetër që kandidon për të qenë qyteti më i zgjuar nga të tjerët, ka investuar tek menaxhimi inteligjent i mbeturinave. Sensorë të integruar tek kazanët, mundësojnë planifikimin e pastrimit të rrugëve sipas nivelit të mbushjes se koshave:efikasiteti është përmirësuar deri në 80 përqind. Synimi tjetër është që t’u sigurohet qytetarëve deri në vitin 2025 një lidhje më e besueshme me rrjetin dhe me qasje kudo:do të fillohet me transformimin e 10.000 kabinave të vjetra telefonike në kabina interaktive.
Në frontin evropian shkëlqen Amsterdami:nga viti 2008 ka krijuar Smart Centers Ëord, hapësirat e lidhura të punës, të projektuara për t’u përdorur nga ndërmarrjet e mëdha, bizneset fillestare dhe universitetet. Ato rezuktojnë lëvizjet dhe lehtësojnë shpërndarjen e ideve. Jo vetëm kaq:u zvogëlua me 3.5 ton CO2 emetimet e garzave në atmosferë dhe u kursyen 10 milionë euro. Në këtë aspekt habit edhe La Coruna, në veriperëndim të Spanjës, e cila ka shënuar emrin tek inovacionet me rëndësi:ujësjellësi dhe rrjeti i kanalizimeve kontrollohet nga një sistem sensorësh, që sinjalizon në kohë reale problemet dhe ndihmon në zvogëlimin e humbjeve, kamerat monitorojnë trafikun dhe disponueshmërinë e parkingjeve të makinave.
Po në Itali? “Jemi të vonuar:të 25-tët nga 28 vendet e BE-së. “Por mund ta marrim veten”- thotë Domeniko Laforenca, drejtor i Institutit të informatikës dhe Telematikës në Këshillin Kombëtar të Kërkimit. “Por një nga pikat kyçe është që qytetarët të jenë të ‘identifikueshëm’, domethënë të kenë një fjalëkalimpër të patur qasje tek të gjitha shërbimet”.
Ndërkohë në Këshillin Kombëtar të Kërkimeve vazhdon të eksperimentohet. “Disa nga risitë e përdorura në qytezën tonë të shkencës në Pisa, 123 mijë metra katrorë të frekuentuara çdo ditë nga 1.500 njerëz, kanë filluar të kenë sukses në Tavere”- vazhdon Laforenca. “Kryeqendra toskane që na strehon ka filluar përdorimin e aplikacionit tonë për ndarjen e makinave. Qyteti i Bolonjës, nga ana tjetër, të përdorni sistemet tona në pjesë të ndryshme për të ndihmuar njerëzit të orientohen mbi pikat e furnizimit dhe shërbimet publike. Dhe një sistem sensorësh kontrollon rrjedhën e trafikut në dy pika strategjike të qytetit”.
Edhe për këtë arsye që kryeqyteti i provincës së Emilias kryeson klasifikimin e qyteteve të zgjuara italiane, i publikuar pak javë më parë nga ‘Ernst & Young’. Në vendin e dytë renditej Milano, në të tretin Torino, më pas Mantova, Parma dhe Trento. Në hartimin e këtij klasifikimi janë përdorur 470 tregues, nga shërbimet përmes aplikacioneve deri tek përdorimi i rrjeteve të sensorëve. Nëse hyhet në detaje zbulohet se Gorizia është e para për internetin më bandë të gjerë dhe ishujt ekologjikë, Benevento për ndriçimin publik, La Specia për lëvizjen private.
”Ne mund të imagjinojmë edhe aplikacione që mund të bëjnë të vërtetë të zgjuara qytetet tona, dhe në këtë mënyrë t’ia bëjnë më të lehtë jetën atyre që jetojnë këtu. Por për ta bërë këtë duhet të qarkullojnë sasi të mëdha të dhënash, çka do të thotë fibrat optike tek metropolet e mëdha dhe ëireless me bandë të gjerë në qytetet e vogla, ku instalimet nuk do të ishin të përballueshme në aspektin ekonomik”- shpjegon Laforenca.
”Por, në qytetet tona të krijosh infrastruktura të reja është më komplekse se në vende të tjera, si për investimet e nevojshme ashtu edhe për përbërjen e veçantë urbane”- vëren Paolo Testa, kreu i Zyrës së Studimeve ANCI dhe përgjegjës i Observatorit të qyteteve të zgjuara italiane. “Kanë filluar më shumë se 1.300 projekte dhe shumë prej tyre kanë të bëjnë me lëvizshmërinë, kursimit të energjisë, aplikacionet për shërbime të ndryshme… Por qasja jonë është paksa më e ndryshme:ne mendojmë se të thotë i zgjuar nënkupton edhe ripërtëritjen e kohezionit social, pas këtyre viteve të krizës. Pa nënvlerësuar megjithatë zgjidhje hi-tech.
“Në mesin e projekteve është aplikacioni që ndihmon të luftohet shpërdorimi i ushqimeve, duke vendosur kontakte supermarketet dhe restorante me qendrat grumbulluese.
Dhe në qoftë se pak ditë më parë Torino u rendit i dyta (vetëm pas Amsterdamit) si Kryeqyteti evropian i inovacionit, kjo sepse do të rinovohet lagjia Campidoglio, duke kombinuar dy qasje: një “rrugë sociale” dhe hapësira për mbledhjet në lagje, por edhe shtirjen e fibrave optike, duke ndriçuar me drita LED dhe një rrjet të ri të furnizimit me gazi. “Teknologjia është vetëm një pjesë e histories”- përfundon Laforenca, nga prototipi i qytetit të zgjuar në periferi të Pizës. “Nëse një qytet është më pak apo më shumë i zgjuar kjo varet nga personat që e administrojnë”.La Repubblica
Në shqip nga www.bota.al