Speciale

RASPUTINI / Fshatari që “mori frenat” e Rusisë

 

Screen Shot 2015-09-12 at 10.24.50

“Do të vdes mes vuajtjesh të tmerrshme”. Ndoshta e ka thënë vërtetë këtë frazë, duke imagjinuar torturat dhe atë hedhje mes acarit në dëborë. Po ta besosh, mundet të ketë parë në të ardhmen trupin e tij tek hidhej në lumë, të ketë imagjinuar helmin që i përshpejtonte rrahjet e zemrës dhe i bënte t’i shpërthente truri, dhimbjet e tmerrshme ndërkohë që e godisnin një, dy, tre herë, dhuna që u desh për t’i dhënë fund, për të eleminuar ndikimin e tij nga faqja e dheut.

Por nëse edhe ky vizion i vdekjes së tij nuk ka qenë një profeci, nëse është pjesë e asaj vjeturine pseudohistorike që ushqen faqe interneti dhe libra ezoterikë dhe që u pëlqen aq shumë të apasionuarve pas okultizmit, pak rëndësi ka. Në Rusinë pararevolucionare nuk ishte e vështirë të imagjinoje fundin e Grigorij Efimoviç Rasputin (1869-1916). Kishte bërë shumë armiq ky murg me shpirt të zi dhe fuqi të çuditshme dhe kushdo mund të parashikonte vdekjen e dhunshme të tij. Dhe sot, kur njerëzit kanë rifilluar të flasin për të në libra dhe në filma, ngjall të njëjtin interes si atëherë…

[real3dflipbook id=”504″]


Leave a Reply

Back to top button